Macron: Karikaturat e Profetit Muhamed, në muret e qeverisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti francez ka dhënë leje që ndërtesat qeveritare të ndriçohen me skicat e Profetit Muhamed, duke i shpallur luftë radikalizmit islamik.

Gazeta “Protothema”, shkruan se presidenti Macron është shprehur se nuk do të ketë tolerancë për fanatizmin islamik.

Në fjalimin e tij në Myros, theksohet në artikull, ai tha se arsyeja e izolimit fetar bazuar në prirjet separatiste, duket se është një problem serioz për shoqërinë franceze.

Vendimin  presidentit, duket se e mbështesin edhe një pjesë e francezëve, të cilët nuk mund të lejojnë më fenomene të tjerz siç është vrasja e fundit e profesorit.

Profesori francez analizoi planin e tij, i cili përfshin masat e marra kundër “radikalizimit” ndaj myslimanëve të rinj dhe shtypjes së tendencave separatise në shoqëri.

Macron, në fakt, ka kryer dëbime massive të islamistëve, në të njëjtën kohë ka vendosur edhe mbylljen e disa shoqatave që veprojnë kundër islamofobisë.

Macron nuk hezitoi aspak të jepte lejen që ndërtesat në Francë, të ndriçoheshin me të njëjtat skica që ishin botuar tek revista satirike “Charlie Hebdo”, e cila satirizoi Muhamedin dhe u bë shkaku i vrasjes së fundit të profesorit.

Gjithçka, filloi me ndriçimin e ndërtesave qeveritare në Montpellier që bëri shpejt xhiron e internetit përmes mediave sociale.

Nuk është rastësi që presidenti francez u kujdes të autorizojë kryetarët e bashkive dhe prefektët që të bëjnë pjesën e tyre për mbrojtjen e lirive demokratike dhe për luftën ndaj terrorizmit islamik, duke iu dhënë atyre të drejtën për të mbyllur salla apo mensa ku kërkohen menu për festat “fetare”.

Sipas tij, asnjë qytet francez nuk duhet të tregojë tolerancë në çdo aspekt të jetës publike./Re.D/Fjala.al

Të fundit

‘Reforma në drejtësi, e deformuar’, Çupi: Berisha, përfaqësues i korrupsionit

Analisti Frrok Çupi komentoi zhvillimet e fundit sa i takon togave të zeza dhe eksponentëve të politikës përpara saj....

Sllovenia zbardhet nga bora në mes të verës

Temperaturat në Slloveni kanë rënë në atë nivel të ulët sa majat më të larta të vendit të përjetojnë borën e korrikut. Bora ka rënë...

Gjikondi: Berisha nuk zhgënjen kurrë! Është njeriu më antishtet dhe antiligj në Shqipëri

Avokatja Brizida Gjikondi, e ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, ka komentuar çështjen gjyqësore ndaj Ervin Salianjit, duke e cilësuar si një...

1944 – Lufta Fino-Sovjetike, Finlanda fiton betejën e Tali-Ihantala

Në verën e vitit 1944, gjatë Luftës së Dytë Botërore, zhvillohet Beteja e Tali-Ihantala, e cila do të mbahej mend si përleshja më e...

Horoskopi ditor, 9 Korrik 2025

Dashi Saturni do iu ndihmoje t’i zgjidhni te gjitha problemet e jetës ne çift gjate kësaj dite dhe te jetoni me te qete. Nga ana...

Lajme të tjera

Web TV