“Isa Mustafa duhet të jetë president i Kosovës”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“President i Kosovës të jetë Isa Mustafa,” propozimi ka ardhur nga brenda partisë që Mustafa drejton.  Ishte nënkryetari i LDK, Lutfi Haziri ka propozuar sot personalisht Isa Mustafën.

Ai konfirmon se deri më tani nuk ka pasur diskutime në LDK, por për momentin ai thotë se Isa Mustafa mund të jetë emri i parë në rast se Hashim Thaçi dorëhiqet.
Ky i fundit ka premtuar se në rast se akt-akuza nga Haga konfirmohet, ai largohet teksa nga ana tjetër AAK e koalicionit qeveritar pretendon se posti i Presidentit i takon Ramush Haradinajt ose një anëtari të partisë së tij,

“Nuk kemi biseduar dhe nuk ka emër tani, por nëse më pyesni mua, LDK-ja në këto moment e ka Isa Mustafën, i cili ka qenë emër edhe në marrëveshjet e brendshme me partitë e tjera, si emër i parë edhe tash mundët me qenë emri i parë që i jepet një lloj organi gjitha partive politike gjatë krizë në të cilën po hyjmë”, tha Lutfi Haziri në një televizion kosovar.
la.mi/Fjala.al

Të fundit

Zi në familjen e Rihannës, këngëtarja me famë botërore humb të atin

Rihanna dhe familja e saj janë në zi. Babai i saj Ronald Fenty ka ndërruar jetë mëngjesin e kësaj të shtune në...

Mallkimi bavarez i finaleve/ Mynih, qyteti ku humbasin favoritët në Champions

Parashikimet e cilësojnë si pretendentin kryesor. Gjithsesi, historia flet ndryshe dhe Paris SG është shumë larg lavdisë së një klubi si Interi. Në finalen e...

Përfundoi në burg në Gjemani/ Akili i Portokallisë rrëfen vështirësitë: Vidhja bukë

Aktori i Portokallisë, Akil Varfi ka rrëfyer në “S’e Luan Topi” disa nga vitet më të vështira në jetën e tij, të cilat i...

Mjegulla berishjane mbi ndërkombëtarët, kur një raport rrëzon zgjedhjet?

Ylli Pata Në zyrat e PR-it dhe enturazhin e Sali Berishës, po prodhohen fabula të ndryshme mbi raportet “ndërkombëtare” që sipas tyre kanë rrëzuar zgjedhjet...

Gjithçka gati për sfidën më të madhe të sezonit, formacionet zyrtare të finales PSG-Inter

Paris Saint-Germain dhe Interi kanë publikuar formacionet zyrtare para finales së madhe të Ligës së Kampionëve. Dy ekipet do të takohen në ‘Allianz Arena’ të...

Lajme të tjera

Web TV