Majlinda Kelmendi dhuron medaljen e fituar në Olimpiadën “Rio 2016” për fëmijët e sëmurë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Majlinda Kelmendi ka nxjerrë në shitje medaljen e saj të fituar në Olimpiadën e “Rio 2016” në Brazil dhe të gjitha paratë e fituara do të shkojnë për blerjen e materialeve mjekësore dhe medikamenteve për fëmijët e prekur me tumor në Kosovë.

Kampioni e botës në xhudo është një nga figurat më të njohura të sportit në Kosovë, por edhe një nga njerëzit më frymëzues për të rinjtë dhe jo vetëm. Së fundmi ajo ka vendosur të bëjë një gjest të madh për të ndihmuar fëmijët kosovarë të sëmurë.

“Unë kam dëshirë që secili fëmijë të ketë shansin e tij në jetë. Për këtë arsye unë kam vendosur të nxjerr në shitje Medaljen e Artë që kam fituar në Lojërat Olimpike të Rios në Brazil. Shitja e saj do të sjellë të ardhura të mjaftueshme për ilaçe, të cilat do t’i vijnë në ndihmë fëmijëve kosovarë që janë të sëmurë me tumor.

Ju ftoj të gjithëve që të bëheni si unë dhe të dhuroni sadopak për organizatën ‘Care for Kosova Kids’, në mënyrë që të gjithë të kenë një shans në këtë jetë. Shuma që ju do të dhuroni do të dyfishohet nga Banka Europiane për Zhvillim dhe Rindërtim. Fëmijët kosovarë do të shërohen falë ndihmës tuaj”, shprehet Kelmendi.

Majlinda Kelmendi shkroi historinë duke marrë Medaljen e Artë në Lojërat Olimpike Rio 2016 në xhudo për kategorinë deri në 52 kilogramë. Për Shqipërinë dhe Kosovën kjo është një medalje historike, si e para olimpike.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Titulli kampion i takon Napolit të Contes, Inter bën detyrën ndaj Comos

Napoli fiton zyrtarisht titullin në Serie A. Napoletanët “kurorëzohen” si kampion në Itali, pas triumfit 2-0 ndaj Cagliarit, në...

Gjykata rrëzon Trump për çështjen e Universitetit të Harvardit

Një gjykatë federale në SHBA ka pezulluar përkohësisht vendimin e administratës Trump për t’i ndaluar Universitetit të Harvardit regjistrimin e studentëve ndërkombëtarë. Vendimi erdhi disa...

“E pabesueshme!” Një anije mallrash përfundon në kopshtin e një burri norvegjez

Një burrë norvegjez ka folur për momentin “e pabesueshë,” kur u zgjua për të zbuluar se një anije kontejnerësh 135 metra e gjatë ishte...

Një grua sulmoi me thikë 12 persona, gjermanët shohin tmerr me sy

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjermani. Sipas mediave të huaja, mësohet se në stacionin e trenit në Hamburg një grua...

Ancelotti prek në zemër tifozët madrilenë: Pas Realit, nuk kam më…

Kundër Real Sociedad në “Bernabeu”, Carlo Ancelotti do drejtojë të shtunën për herë të fundit nga stoli Real Madridin. Trajneri 65-vjeçar doli para mediave...

Lajme të tjera

Web TV