I fashuar dhe i gjakosur/ Ja cili është autori i vrasjes së trefishtë në Francë (Foto)

Tuniziani Brahim Aouissaoui është autori i sulmit terrorist në Francë, që shokoi botën paraditen e sotme.

Mediat franceze kanë publikuar foto të 21-vjeçarit, teksa shihet i shtrirë në rrugë dhe i fashuar, ndërsa në disa pjesë të trupit, ai ka gjakderdhje.

I riu u mori jetën tre personave në bazilikën e Notre Dame ndërsa thërriste “Allahu është i Madh”. Ai vrau një burrë dhe dy gra, njërës prej të cilave i preu kokën.

Franca është goditur nga tri sulme terroriste këtë të enjte, në një valë agresioni e nisur disa javë më parë dhe që ende nuk po shuhet.

Pa.Va/Fjala.al