Polonia merr përkrahje globale për protestat kundër ligjit të abortit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mijëra protestues në qytete të ndryshme të botës janë mbledhur gjatë ditëve të fundit, në mbështetje të polakëve, të cilët kanë dalë në rrugë pas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese që ashpërsoi ligjin kundër abortit.

Protestues në Oslo, Londër, Çikago, Glasgou, Bruksel dhe gjetkë janë mbledhur përpara ambasadave polake dhe në qendrat e tyre të qytetit.

Gjykata ka thënë se aborti për shkak të anomalive të fetusit, që deri më tani është mundësuar, tani është jokushtetues.

Kur të nisë së zbatuari ky vendim, ndërprerja e shtatzënisë do të jetë e mundshme për rastet e incestit, dhunimit apo rrezikimit të shëndetit të nënës.

Në Poloni, dhjetëra mijëra njerëz kanë dalë në rrugë në qytete dhe qyteza në të gjithë vendin që kur u shpall vendimi më 22 tetor.

Për vendimin e gjykatës demonstruesit kanë fajësuar qeverinë nacionaliste të kryeministrit Mateusz Morawiecki dhe Kishën Katolike, e cila ka lidhje të ngushta me partinë në pushtet Ligji dhe Drejtësia (PiS).

Një protestë masive në Varshavë është planifikuar për të premten./REL

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Mungesa e këtij minerali rrit rrezikun për zemrën dhe trurin

Kaliumi është një nga mineralet thelbësore që çdo qelizë në trupin tonë e përdor për të funksionuar si duhet,...

Dita Botërore e “Emoji”, cila është më e popullarizuara?

Dita Botërore e “Emoji”, e cila festohet më 17 korrik, është krijuar për të promovuar përdorimin e tyre. Emoji, të cilat janë krijuar për herë...

Porsche Cayenne e re, makina që pritet ‘të formësojë të ardhmen e makinave elektrike’

Porsche po vazhdon me forcë zhvillimin e makinave elektrike, edhe pse shitjet e Taycan ranë ndjeshëm vitin e kaluar. Madje, sipas raportimeve, modeli i ri...

30 mijë euro për t’u martuar me mbretëreshën e bukurisë franceze/ Belgu pre e mashtrimit

Një burrë belg 76-vjeçar, i quajtur Michel, ka përjetuar një zhgënjim të thellë pasi udhëtoi 760 kilometra nga Belgjika në Francë, për të takuar...

Zjarri në Belishovë të Mallakastrës shkrumbon dhjetëra hektarë me ullishte e pisha

Ende vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në fshatin Belishovë të Mallakastrës. Flakët që nga mesdita kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë me shkurre,...

Lajme të tjera

Web TV