Sulmet terroriste që përgjakën Francën vitet e fundit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy sulmet terroriste që u shënuan të enjten në Francë nuk janë më tragjikët që kanë ndodhur dhe nuk janë të vetmet. Franca është bërë edhe më parë objekt i këtyre sulmeve. Ne, si më poshtë vijon, do të rëndisim vetëm disa prej tyre…

Tuluzë, 2012

Sulmet e Tuluzës dhe Montaubanit ishin një seri sulmesh terroriste islamike  të kryera nga Mohammed Merah në mars 2012 në qytet. Merah kishtë vënë në shënjestër ushtarët e Ushtrisë Franceze, si dhe fëmijët dhe mësuesit në një shkollë hebreje. Në total, shtatë vetë u vranë dhe pesë u plagosën.

Merah, një 23-vjeçar francez me origjinë algjeriane i lindur dhe rritur në Tuluzë e kreu vrasjen e parë më 11 mars, duke qëlluar një parashutist të Ushtrisë Franceze. Më 15 mars, ai vrau dy ushtarë francezë me uniformë jashtë shërbimit dhe plagosi rëndë një tjetër në Montauban.  Më 19 Mars, ai hapi zjarr në shkollën ditore Hebreje Ozar Hatorah në Toulouse, duke vrarë një rabin dhe tre fëmijë dhe gjithashtu duke plagosur katër të tjerë. Pas këtyre ngjarjeve, Franca ngriti alarmin ndaj terrorit në nivelin më të lartë në rajonin Midi-Pyrénées dhe zonat përreth.  Merah, i cili dokumentoi sulmet e tij me një kamera që e mbante në trup tha se ishte besnik i Al-Kaidës. Ai tha se ai i kreu sulmet e tij për shkak të pjesëmarrjes së Francës në Luftën në Afganistan dhe ndalimit të perçes në Francë, ndërsa sulmin ndaj shkollës hebreje e aryetoi duke thënë se “Hebrenjtë vrasin vëllezërit dhe motrat tona në Palestinë”. Ai u vra më 22 mars nga një njësi taktike e policisë pas një rrethimi 30 orësh në banesën e tij.

Teatri Baraclan, 2015

Në 13 nëntor 2015, një seri sulmesh të bashkërenduara terroriste ndodhën në Paris, Francë dhe periferinë jugore të qytetit, Saint-Denis. Tre terroristë kryen një sulm jashtë Stade de France në Saint-Denis, gjatë një ndeshje futbolli. Kjo u pasua nga disa të shtëna masive dhe një bombë vetëvrasëse, në kafene dhe restorante. Disa persona të tjerë të armatosur kryen një vrasje masive dhe morën pengje në një koncert të Eagles of Death Metal në teatrin Bataclan, duke çuar në një “luftë” me policinë. Nga të gjitha sulmet e kordinuara u vranë 130 njerëz, 90 prej të cilëve në teatrin Bataclan. Edhe 413 të tjerë u plagosën, rreth 100 rëndë.

Lexo edhe :  Blinken: Dërguam armë në Ukrainë para se të niste lufta

Shtatë nga sulmuesit u vranë ndërsa autoritetet vazhduan të kërkonin për bashkëpunëtorë. Sulmet ishin më vdekjeprurësit në Francë që nga Lufta e Dytë Botërore. Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmet, duke thënë se ishte hakmarrje për sulmet ajrore franceze në shënjestrat e ISIS në Siri dhe Irak.

Paris, 2015

Më 7 janar 2015, rreth orës 11:30 të mëngjesit me orën lokale, dy vëllezër myslimanë, Saïd dhe Chérif Kouachi, u futën me forcë në zyrat e gazetës së përjavshme satirike franceze “Charlie Hebdo”, në Paris. Të armatosur me pushkë dhe armë të tjera, ata vranë 12 persona dhe plagosën 11 të tjerë. Sulmuesit e armatosur deklaruan se i përkisnin grupit terrorist al-Kaeda në Gadishullin Arabik, i cili mori përgjegjësinë. Disa sulme të lidhura pasuan në rajonin e Île-de-France më 7–9 Janar 2015, duke përfshirë rrethimin e supermarketit kosher Hypercacher ku një terrorist mbajti 19 pengje, nga të cilët vrau katër hebrenj.Franca ngriti alarmin e saj terrorist dhe vendosi ushtarë në Île-de-France dhe Picardy. Një ndjekje e madhe çoi në zbulimin e të dyshuarve, të cilët shkëmbyen zjarr me policinë. Vëllezërit morën peng në një kompani sinjalizimi në Dammartin-en-Goële më 9 janar dhe u qëlluan për vdekje kur dolën nga ndërtesa.

Më 11 janar, rreth dy milion njerëz, përfshirë më shumë se 40 udhëheqës botërorë, u mblodhën në Paris për një tubim të unitetit kombëtar dhe 3.7 milion njerëz u bashkuan me demonstratat në të gjithë Francën. Fraza “Je suis Charlie” u bë slogan i zakonshëm i mbështetjes së revistës dhe në mediat sociale. Stafi i Charlie Hebdo e vazhdoi me botimin, dhe shtypi në vijim doli në 7.95 milion kopje në gjashtë gjuhë.

Charlie Hebdo është një botim që gjithmonë ka ngjallur polemika me sulmet satirike ndaj liderëve politikë dhe fetarë. Ajo botoi karikaturat e profetit Muhamed në 2012, duke e detyruar Francën të mbyllë përkohësisht ambasadat dhe shkollat ​​në më shumë se 20 vende për shkak të frikës nga hakmarrjet. Zyrat e saj u bombarduan gjithashtu në nëntor 2011 pasi publikuan një karikaturë të Muhamedit në kopertinën e saj./Re.D/Fjala.al

Të fundit

Shqiptarët heqin dorë nga makinat e vjetra, rritet përdorimi i modeleve të reja

Shqiptarët po tregojnë gjithnjë e më shumë interes për rinovimin e flotës së automjeteve, duke hequr dorë nga makinat...

Gripi dhe ftohja: Cilat janë ngjashmëritë dhe ndryshimet?

Kur fillon të të dhemb fyti, hunda fillon të të rrjedhë dhe kthimi në shtrat duket më joshëse se kurrë, atëherë mund të kesh…...

“Fto në podcast motrat Hoxha”, Arbana Osmani i përgjigjet ndjekëses

Moderatorja e njohur Arbana Osmani i është përgjigjur një komentuesi në Instagram i cili i sugjeroi të ftojë në podcast producentet e “Top Channel”,...

Mërtiri: Berisha nuk e ka luftën me Ramën, por me Altin Dumanin

Shumë gjëra kanë ndryshuar që nga fillimi i Prokurorisë së Posaçme, 5 vjet më parë. Sjellja e politikës ndaj SPAK është bërë edhe më...

Cila është dita juaj me fat sipas shenjës së horoskopit?

Për shumicën e njerëzve dita më e mirë është e premtja dhe arsyeja është sepse fundjava fillon menjëherë pas. Megjithatë, astrologjia mund të shpjegojë...

Lajme të tjera

Web TV