Zelanda e Re voton pro legalizimit të eutanazisë dhe kundër kanabisit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zelanda e Re gjatë zgjedhjeve të përgjithshme të 17 tetorit realizoi një referendum mbi legalizimin e eutanazisë dhe kanabisit.

Rezultatet paraprake të shpallura ditën e premte tregojnë se 65.2% e votuesve janë pro legalizimit të eutanazisë dhe vetëm 33.8% votuan kundër.

Kjo fitore është arritje për grupin e aktivistëve të cilët lobojnë për të drejtën për të vendosur vetë për jetën.

Sipas tyre, kur njerëzit vuajnë nga dhimbje ekstreme dhe nuk kanë aspak shpresë për të jetuar, është dinjitoze të vendosin vetë nëse duan të vazhdojnë në atë gjendje ose jo.

Rezultatet e referendumit mbi eutanazinë janë përfundimtare dhe akti normativ do të hyjë në fuqi 12 muaj më vonë, në 6 nëntor 2021.

Për vite me radhë, mbështetja për eutanazinë ka qenë 60-70% në sondazhe, me një mbështetje të gjerë nga i gjithë spektri politik, duke nisur nga kryeministrja Jacinda Ardern e deri te liderja e opozitës Judith Collins.

Akti përshkruan kriteret për ata që mund të aplikojnë për t’i dhënë fund jetës së tyre, duke përfshirë që personat të jenë mbi 18 vjeç, shtetas të Zelandës së Re, që vuajnë nga një sëmundje terminale që do t’i japë fund jetës së tyre brenda gjashtë muajsh dhe që “kanë një rënie të konsiderueshme dhe të vazhdueshme të aftësive fizike ”, kanë “vuajtje që nuk mund të lehtësohen” dhe janë në gjendje të marrin një “vendim”për vdekjen e tyre.

Votimi e bën Zelandën e Re vendin e shtatë në botë që legalizon vdekjen e asistuar.

Përsa i përket çështjes së legalizimit të kanabisit, pati fatin e kundërt. Rreth 46.1% e banorëve votuan pro legalizimit të tij dhe 53.1% votuan kundër.

Lexo edhe :  Ministri pëson goditje në tru gjatë intervistës “live” (VIDEO)

Këto rezultate janë paraprake dhe mbështetësit shpresojnë deri në datën 6 nëntor për një kthim të rezultatit, megjithatë besohet se nuk do të përbëjë asnjë ndryshim.

Kryeministrja Jacinda Ardern tha se ajo votoi pro për të dyja pyetjet e referendumit. Ardern kohët e fundit është shprehur se ka përdorur kanabis “shumë kohë më parë”. /Re.D/Fjala.al

Të fundit

DW: Gjermania, frikë për ekonominë e pak besim te kancelari Merz

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, vazhdon ta bombardojë botën me tarifat e tij doganore, që pjesërisht janë edhe drastike....

OpenAI publikon modelin e fundit të ChatGPT, ja çfarë përfshin

OpenAI ka publikuar modelin GPT-5 të shumëpritur, modelin më të fundit të chatbot-it të saj të njohur të inteligjencës artificiale (AI) ChatGPT. Modeli i ri...

Jennifer Lopez shtanget në Stamboll, dyqani luksoz i refuzon hyrjen

Një ngjarje e papritur ndodhi për Jennifer Lopez, në një nga qendrat tregtare më luksoze të Stambollit. Këngëtares së famshme iu refuzua hyrja nga stafi...

“Nëna më e keqe e Australisë” merr mbi 1 milion euro dëmshpërblim

Kathleen Folbigg, gruaja që u cilësua dikur si “nëna më e keqe e Australisë”, do të përfitojë një dëmshpërblim prej mbi 1 milion euro...

Protesta për ish-krerët e UÇK, Rama: Pse Kuvendi i Kosovës nuk e ka ngritur ende zërin

Në Prishtinë u mbajt këtë enjte, 7 gusht, një protestë në mbështetje të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku qytetarë të shumtë kërkuan...

Lajme të tjera

Web TV