Avokatja shqiptare: Shumica e popullit amerikan voton për Biden

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokatja shqiptare në SHBA, Eva Makoçi u shpreh se sipas saj, shumica e votave të popullit amerikan do të shkojnë për Joe Biden

Në emisionin “Java në RTSH”, Makoçi komentoi tiparet dalluese mes kandidatëve dhe jo vetëm.

“E përbashkëta mes Joe Biden dhe Donald Trump është se ata janë të dy meshkuj të bardhë dhe në një moshë të madhe. Ndërsa Trump ka disa avantazhe strukturale pasi kolegji zgjedhor në SHBA nuk përkon me votën popullore në të gjithë shtetet.”, tha ajo.

Avokatja shtoi se Trump ka sfiduar të gjitha normat e pashkruara të Kushtetutës.

“Në renditjen e arritjeve në katër vite të presidencës Trump, në vend të parë stafi i tij ka vendosur fitoren mbi koronavirusin. Mendoj se shumica e votave të popullit amerikan do të shkojnë për Joe Biden, por është e pasigurtë se kush do të jetë në Shtëpinë e Bardhë”, tha Era Makoçi.

Ndërkohë, ish-ambasadori shqiptar në OKB, Agim Nesho tha se nëse në zgjedhje do të ketë kontestime për procesin e votimit atëherë kjo është një çështje që i takon Gjykatës së Lartë.

“SHBA ka demokracinë më perfekte në botë dhe ajo që vendos Gjykata e Lartë nuk mund të kundërshtohet pavarësisht mendimit të palëve. Trump mund ta pranojë rezultatin e zgjedhjeve, cilido qoftë ai, por mund të kërkojë të vijojë me frymën e populizmit. Në politikën e jashtme Trump ka shfaqur mungesë strategjie të qartë për çështje të ndryshme dhe ka paraqitur disa variacione për zgjidhjet e nevojshme”, tha Nesho.

Ai shtoi se nëse Joe Biden do të shpallet fitues, politika e jashtme e SHBA-ve do të jetë e bazuar në rregullat e përcaktuara dhe në aleancat e nënshkruara më parë.

Lexo edhe :  Alarmi i OBSH: Një sindromë e rrallë neurologjike në Gaza, tre viktima

“Joe Biden mendoj se do të zhvillojë një politikë të jashtme të bazuar në strategji të mirëpërcaktuara”, tha diplomati.

SHBA është nën ethet e zgjedhjeve presidenciale, ku në datën 3 nëntor qytetarët do të zgjedhin Presidentin e ri.

 

Pa.Va/Fjala.al

 

 

 

Të fundit

Haxhiu: Dyshohet se gjyqtari Llaban është bashkëpunëtor i BIA-s serbe

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se dielën se gjyqtari i pakicës serbe në Gjykatën Kushtetuese...

Kombëtarja rikthehet më 4 shtator, zbulohet kundërshtari në miqësore

Kombëtarja do të rikthehet sërish në fushë më 4 shtator, duke nisur angazhimet e muajit me një ndeshje miqësore ndaj Gjibraltarit. Kjo do të...

Kryeministri Rama: Ndërtimet pa leje nuk do t’i gëzoni

Komentet e qytetarëve në mediat e tij sociale nxitën kreun e qeverisë që të linte mënjanë pushimet dhe të sqaronte se çfarë po ndodh...

Barcelona i ndërhyn Bayernit në merkato, i merr yllin gjerman?

Barcelona është e interesuar për sulmuesin gjerman Nick Woltemade nga Stuttgart si pasardhës i Robert Lewandowskit. Trajneri Hansi Flick e pëlqen shumë lojtarin dhe e...

Gjermani, nëse të Gjelbrit lëvizin drejt qendrës, mund të bëhen sërish të fortë

Katër vite më parë, partia ishte më e popullarizuara në vend – por ndarjet e vjetra e kanë përçarë atë. Tani është momenti i...

Lajme të tjera

Web TV