Britania e Madhe izolohet sërish/ Johnson: Koha të veprojmë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vendimi është bërë me dije nga vetë kryeministri i vendit, Boris Johnson, i cili është shprehur se është detyruar ta marrë këtë vendim, pas shtimit të rasteve.

Deri më datë 2 dhjetor, Anglia do të jetë e izoluar dhe çdo gjë tjetër, përveç, shkollave, supermarketeve dhe farmacive, asgjë tjetër nuk do të jetë hapur.

Nga shtëpia do të dalin vetëm nxënësit dhe studentët që duhet të shkojnë në shkollë, ose ata që bëjnë pazaret për shtëpinë, me një leje të posaçme.  Askush tjetër, nuk duhet të dalë në rrugë! Vizitat mes familjarëve janë të ndaluara, në mënyrë që të eliminohet çdo kontakt.

“Është koha të veprojmë, nuk mund të lëmë virusin, të vendosë për të ardhmen e fëmijëve tanë,”, tha Johnson.

Që prej fillimit të pandemisë deri më tani në Britani kanë humbur jetën 46,222 persona dhe janë infektuar 989.745 të tjerë. Sakaq në gjendje të rëndë për jetën janë 975 të tjerë.

Kështu, Britania bëhet vendi i katërt që futet në karantinë pas Francës, Gjermanisë dhe Belgjikës.

 

Pa.Va/Fjala.al

 

 

Të fundit

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale...

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth. Hoxha u shpreh...

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e...

Lajme të tjera

Web TV