Britania në izolim/ Johnson: Mjekët do detyrohen të zgjedhin kush jeton dhe kush vdes

Britain's Prime Minister and Conservative party leader Boris Johnson speaks during a general election campaign rally in East London on December 11, 2019, the final day of campaigning for the general election. - Britain will go to the polls tomorrow to vote in a pre-Christmas general election. (Photo by Ben STANSALL / AFP) (Photo by BEN STANSALL/AFP via Getty Images)

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson teksa njoftoi izolimin për 4 javë bëri deklarata të forta duke thënë se mjekët do të detyrohen të zgjedhin se kush do të jetojë dhe kush do të vdesë.

“Mjekët dhe infermierët do të detyrohen të zgjedhin cilët pacientë do të trajtojnë, kush do të marrë oksigjen dhe kush jo, kush do të jetojë dhe kush do të vdesë”, ishin fjalët e tij.

Johnson njoftoi bllokimin e dytë kombëtar për të parandaluar një katastrofë mjekësore dhe morale.

Dyqanet me gjëra esenciale do të jenë të hapura dhe njerëzit nuk kanë nevojë “të blejnë ushqime rezervë. Njerëzit që nuk mund të punojnë nga shtëpitë e tyre, mund të vazhdojnë punën nga zyrat. Qytetarët do të mund të dalin nga shtëpitë e tyre për kujdes shëndetësor, për furnizime me ushqime, për ushtrime në natyrë,” shtoi Johnson.

Ai tha se sektori i gastronomisë do të mbyllet, por shërbimi “take away” apo “merre me vete” do të funksionojnë.

Kryeministri tha se Krishtlindjet e këtij viti do të jenë ndryshe, por shpreson që me masat e marrë njerëzit të festojnë së bashku.

Numri i përgjithshëm i rasteve me Covid-19 ka kaluar shifrën prej 1 milion. Vetëm gjatë shtatë ditëve të fundit, ky shtet ka regjistruar mesatarisht 23,000 raste të reja.

Pa.Va/Fjala.al