Nën rrënoja e përqafuar me të birin/ Gruaja shqiptare humb jetën nga tërmeti në Izmir (Foto)

Locals and officials search for survivors at a collapsed building after a strong earthquake struck the Aegean Sea on Friday and was felt in both Greece and Turkey, where some buildings collapsed in the coastal province of Izmir, Turkey, October 30, 2020. REUTERS/Tuncay Dersinlioglu

Një grua me origjinë nga Prishtina ka humbur jetën ditën e djeshme në tërmetin e Izmirit.

E ndjera  Nazmiye Doraya, 62 vjeçare, ishte zhvendosur në Izmir që në vitin 1954. Ajo është gjetur nën rrënojat e pallati Doganlar e përqafuar me të birin, i cili për fatin e mirë ka shpëtuar. I biri gjendet në spitalin Ege University Hospital nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë në vend ende vazhdojnë operacionet e kërkim shpëtimin, ku janë rregjistruar 35 viktima dhe 885 të plagosur.

Pa.Va/Fjala.al