SHBA voton/ Trump: Vitin e ardhshëm do të ketë rritjen më të madhe ekonomike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Donald Trump nuk e ka ndalur fushatën e tij edhe pse SHBA është momentalisht në proces votimi.

Përmes rrjeteve sociale, Trump i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve amerikanë që të dalin dhe të votojnë. Ai shkruan se nën administratën e tij, ekonomia po rritet me ritme të shpejta dhe se brenda vitit të ardhshëm, ekonomia do të jetë më e mira në histori.

“Dil & VOTO! Nën administratën time, EKONOMIA jonë po rritet me ritmin më të shpejtë me 33.1%. Viti i ardhshëm do të jetë VITI ME I MADH EKONOMIK në Historinë Amerikane!” – shkruan Trump në Twitter.

Gara mes dy kandidatëve në SHBA sa po vjen e po bëhet më e ‘nxehtë’. Të dy kandidatët nuk rreshtin me reagime në rrjetet sociale duke i ftuar qytetarët të votojnë. Rreth ditës së mërkurë, Amerika pritet të mësojë Presidentin e ri.

Pa.Va/Fjala.al

 

Të fundit

Me pistoletë në “Range Rover”, i riu përfundon pas hekurave në Ksamil

Një 31-vjeçar nga Kosova ka përfunduar në prangat e efektivëve të policisë së Sarandë, pasi lëvizte me një armë...

BE-ja i jep aprovimin Bullgarisë për anëtarësim në Eurozonë

Ministrat e Financave të Bashkimit Evropian i kanë miratuar hapat përfundimtarë që Bullgaria të bëhet anëtarja e 21-të e Eurozonës prej janarit të vitit...

Dështoi në Bundesligë, ylli i Portugalisë pranon shitjen për hir të… Botërorit

Bayern ka vendosur ta shesë mesfushorin Palhinha. Portugezi ka dështuar në sezonin e tij të parë në Mynih dhe bavarezët nuk kanë durim për...

Evropa nuk ka pse të zgjedhë mes armëve dhe mirëqenies. Ka një rrugë tjetër

Po, shpenzimet për mbrojtjen duhet të rriten – por shkatërrimi i shtetit social për t’i financuar do të ishte një gabim i madh Shahin Vallée...

Serbia pengon sportistët të marrin pjesë në Evropianin e Esports në Kosovë

Nga 9 deri më 13 korrik, palestra “1 Tetori” në Prishtinë do të jetë qendra e sporteve elektronike në Evropë, teksa mikpret edicionin e...

Lajme të tjera

Web TV