Zgjedhjet në SHBA/ Melania shkon të votojë vetëm dhe pa maskë

Zonja e Parë e Amerikës, Melania Trump ka votuar në Palm Beach të Floridës, për zgjedhjet për president, duke marrë gjithë vëmendjen për veshjen e saj.

Ajo që ra në sy është se Zonja e Parë e SHBA-së nuk kishte vendosur maskë. Elegante, me një fustan Gucci që kushton 4,500 dollarë, 50-vjeçarja nuk i kurseu buzëqeshjet për gazetarët. E pyetur pse nuk votoi me burrin e saj javën e kaluar, ajo tha:

“Është Dita e Zgjedhjeve, kështu që unë doja të vija këtu për të votuar”, tha ajo.

Zonja e Parë, bashkëshorti i saj, Donald Trump, dhe djali i tyre Barron u prekën nga Covid-19 kur virusi hyri edhe në Shtëpinë e Bardhë. Megjithatë, Melania bëri të pamundurën për të ndaluar përhapjen e virusit. Ajo, madje, i tha stafit të punonte nga shtëpia nëse nuk ishte shumë e nevojshme dhe u kërkoi atyre të mbanin maska.

Florida, është një nga disa shtetet kryesore ku Donald Trump shpreson të sigurojë fitoren ndaj kandidatit demokrat Joe Biden. Më herët, Trump u shpreh i sigurt në një intervistë per Fox News, se në Florida ka fituar.

 

Pa.Va/Fjala.al