Aktakuzë nga Gjykata Speciale/ Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje niset të enjten drejt Hagës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dhomat e Specializuara në Hagë kanë konfirmuar aktakuzën kundër shefit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.

Lajmin e konfirmoi vetë Selimi në një postim në Facebook, ku po ashtu njoftoi se të enjten do të udhëtojë për në Hagë.

“Unë po shkoj me kokën lart dhe kurdo që kthehem, do kthehem po ashtu me kokën lart, sepse isha, jam dhe do të jem ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për të cilën jam i gatshëm të jap gjithçka nga vetja ime. Ideali i asaj ushtrie të lavdishme është mbi mua, mbi këdo, mbi gjithçka”, shkroi Selimi në Facebook.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar, që ndryshe njihen edhe si Gjykata Speciale, merren me hetimin e krimeve të supozuara të luftës, të kryera nga pjesëtarë të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Të mërkurën, Prokuroria e Specializuar e Hagës ka arrestuar ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.

Avokati i Krasniqit, Valon Hasani, ka thënë se pas konfirmimit të aktakuzës nga ana e Dhomave të Specializuara, Krasniqi është arrestuar dhe pritet të transferohet për në Hagë./ REL

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Zaptuan hapësirat publike dhe i kthyen në parkim privat, procedohen dy persona në Vlorë

Policia e Vlorës ka vijuar aksionin për lirimin e hapësirave publike. Gjatë kontrolleve të kryera në lagjen ‘Ujin e Ftohtë’...

Merr flakë autobusi në aksin Gjirokastër-Sarandë

Një autobus që udhëtonte nga Gjirokastra drejt Sarandës është përfshirë nga flakët e zjarrit. Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Kardhiq, 4 kilometra përpara hyrjes në...

Rama në Bavari: Europa gjendet e rrethuar nga oshëtima e armëve dhe frika e copëtimit

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në Ceremoninë e Hapjes së festivalit ‘Herrenchiemsee Festspiele’ më Bavari, ku mbajti një fjalim. Gjatë fjalës së tij Rama...

Grushti i shtetit në Qipro, 15 korrik 1974 – Fillimi i ndarjes së ishullit

Më 15 korrik 1974, në kryeqytetin Nikosia të Qipros, ndodhi një ngjarje që do të ndryshonte përgjithmonë historinë e ishullit: një grusht shteti i...

Ditëlindje si mafia/ Yamal përfundon i akuzuar! Persona me nanizëm dhe bjonde të paguara

Ditëlindja e 18 e sulmuesit të Barcelonës Lamine Yamal ka shkaktuar shumë zhurmë në Spanjë. Kjo sepse në festën private të futbollistit, i cili po mrekullon...

Lajme të tjera

Web TV