E rëndë/ Gjendet i varur dibrani në Greqi (Foto)

Një 40-vjeçar nga Dibra është gjetur i varur në Iraklio të Kretës në Greqi.

Njoftimin për këtë ngjarje të rëndë, e ka bërë të ditur Komuniteti Shqiptar në Hania, duke treguar edhe identitetin e shqiptarit, i cili quhet Altin Merdini.

Gjithashtu, Komuniteti Shqiptar në Hania dhe ambasadorja Luela Hajdaraga kanë kontaktuar me familjarët e të ndjerit që kërkojnë nga organet kompetente të Iraklios që të zbardhin ngjarjen.

Ndërkohë, është bërë e mundur nisja e trupit të tij për në Shqipëri.

Pa.Va/Fjala.al