Kategoria e Parë ngre siparin e sezonit të ri, vetëm 16 gola në 7 duelet e së mërkurës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Luhen 7 ndeshjet e javës në parë në të dy grupet, shënohen vetëm 16 gola. Sezon i ri i Kategorisë së Parë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit, që ka nisur të mërkurën, do të vijë i gjithi drejtpërdrejt në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar. Dhe transmetuesi publik ka sjellë në kanalin RTSH Sport përballjen më të spikatur të javës, atë që u zhvillua në Stadiumin “Tofik Jashari” të Shijakut midis Erzenit vendas dhe Dinamos.

Blutë kryeqytetas kanë fituar me rezultatin 2-0 ndaj Erzenit, në këtë përballje të vlefshme për grupin A, apo grupin e Veriut, aty takimi Korabi-Oriku është mbyllur me rrjeta të paprekura në Peshkopi, ndërsa Besëlidhja dhe Burreli kanë korrur fitore bindëse në shtëpi, përkatësisht 3-0 ndaj Vorës dhe 5-1 ndaj Veleçikut.

Ndërkaq, në grupin B, apo grupin e Jugut, janë luajtur vetëm 3 ndeshje, teksa Pogradeci duhej të ndeshej me Luftëtarin, që për momentin nuk ekziston, ndërsa Tomori, për efekt kalendari, është pushim. Në takimet e zhvilluara, Flamurtari dhe Turbina e Cërrikut janë ndarë me rrjeta të paprekura në Vlorë. Ashtu sikundër është mbyllur në barazim, por në shifrat 1-1, edhe përballja midis Lushnjës dhe Besës, ndërsa Egnatia e Rrogozhinës ka fituar 3-0 në Elbasan përballë skuadrës vendase. Më poshtë është edhe pasqyra e plotë e të gjitha rezultateve të javës

Kategoria e Parë

Java e parë:

Grupi A

Erzeni – Dinamo 0-2
Besëlidhja – Vora 3-0
Korabi – Oriku 0-0
Burreli – Veleçiku 5-1
Partizani B pushim

Grupi B

Flamurtari – Turbina 0-0
Lushnja – Besa 1-1
Elbasani – Egnatia 0-3
Pogradeci pushim
Tomori pushim

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Korçë, makina përplas këmbësoren me pasojë jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacionit paraprak, një automjet...

Anglishtja, kusht për shoferët e kamionëve!

Administrata amerikane ka paralajmëruar se disa shtete mund të përballen me ndërprerje të fondeve federale nëse nuk zbatojnë rregullat e reja. Departamenti i Transportit bëri...

Putin “zbret” në festivalin e Venecias, Gaza dominon eventin

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit prestigjoz të filmit. Yje të kinemasë,...

Piktura holandeze e vjedhur nga nazistët gjendet në Argjentinë

Më shumë se 80 vjet pasi u vodh nga nazistët nga një tregtar i artit hebre në Amsterdam, një portret i një mjeshtri italian...

Trump: Dënime me vdekje për vrasësit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të martën se do të kërkojë dënime me vdekje për vrasësit në Uashington, në kuadër të luftimit të...

Lajme të tjera

Web TV