Tirana, leksion pragmatizmi Kukësit, fiton 2-0 dhe “shfryn” egon e rivalëve verilindorë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka qenë një nisje fantastike kjo e së mërkurës për kampionët në fuqi të Kategorisë Superiore, Tiranës, që edhe pse me 6 mungesa në formacion, arritën të mposhtnin verilindorët e trajnerit Skënder Gega, të cilët janë, të paktën në letër, një ndër skuadrat më të forta të kampionatit. Tirana ka mposhtur Kukësin në kryendeshjen e javës së parë të Kategorisë Superiore me rezultatin 2-0, falë dygolëshit të shpejtë të futbollistit Filip Najdovski.

Të dy golat shumë të ngjashëm me njëri-tjetrin, u realizuan me kokë nga maqedonasi, pas harkimeve nga krahu i majtë i goditjes së këndit. Tirana e ka nisur me hap kampioni. Bardheblutë kanë mundur me rezultatin e pastër 2-0 ekipin e Kukësit, edhe pse kishin disa mungesa të rëndësishme. 25-herë kampionët e vendit e zgjidhën ndeshjen që në fillim. Filip Najdovksi, në harkun kohor të 10 minutave, shënoi gy gola gati identikë dhe i dha shkaktoi humbjen e parë Kukësit të drejtuar nga Skënder Gega.

Verilindorët shfaqën dobësi në mbrojtje dhe do të duhet punë që të jetë ekipi i vjetshëm dhe trajneri i Kukësit, Skënder Gega, nuk e fshehu zhgënjimin nga paraqitja e skuadrës në sfidën ndaj Tiranës, ku u mposht me rezultatin 2-0.

“Kishim punuar në të gjitha aspektet, – ka deklarua ai. – Por të ndëshkohesh 2 herë nga goditja e këndit është fatale. Kemi punuar, kemi qenë të kënaqur, por sot nuk treguam vlerat tona. 2 golat patën efektin e vetë. Është e vështirë të reagosh. Nuk pati një freski.”

Ndërkaq, homologu i tij, Emanuel Egbo, natyrshëm ka qenë i kënaqur me 3 pikë, e për më tepër përballë një rivali të drejtpërdrejtë si Kukësi. “Është një fillim i mbarë, siç u dhashë edhe çunave, – ka deklaruar nigeriani i bardhebluve kryeqytetas. – Fillimi i mbarë është gjysma e punës. Ata ia dolën të tregojnë paraqitje shumë të mirë, duke treguar shpirt gare. Nëse Muçi do kishte shënuar golin e tretë në rastin që kishte, do isha më i qetë.”

Lexo edhe :  Tifozët rusë sulmojnë futbollistin e Kombëtares shqiptare, nisin hetimet

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Barcelona ka një ëndërr me kosto 100 mln euro

Barcelona ka një ëndërr dhe quhet Julian Alvarez. Me largimin e Robert Lewandowski në verën e ardhshme, katalanasit kanë nevojë...

Një muze për arbëreshët në Vuno

Muzeu i Arbëreshëve do të ndërtohet së shpejti në Vuno, në vendin nga ku nisi ai eksod! I vendosur simbolikisht në zemër të qendrës...

Salvini: Macron të shkojë vetë si ushtar, nuk i dërgojmë bijtë tanë në Ukrainë

Ukraina vazhdon të kërkojë siguri nga aleatët, si Amerika dhe Europa, për t’i bërë ballë betejave gjakderdhëse me Rusinë. Megjithëse presidenti amerikan Donald Trump e...

Stuhia, ndalohet dalja në det e anijeve të peshkimit në Vlorë

Për shkak të motit të keq që pritet të përfshijë Vlorën në dy ditët e ardhshme, do të ndalohet dalja në det e mjeteve...

“Ndihem i mashtruar”! Ylli i Barcelonës ndryshon menaxher

Frenkie de Jong ka vendosur të shkëpusë kontratën njëherë e mirë me agjentin e tij, Ali Dursun, dhe tani është shumë pranë rinovimit me...

Lajme të tjera

Web TV