Trump del para mbështetësve: Po bëhemi gati për një festë të madhe

In this July 17, 2019, photo, President Donald Trump arrives to speak at a campaign rally at Williams Arena in Greenville, N.C. (AP Photo/Carolyn Kaster)

Presidenti amerikan Donald Trump ka dalë duke folur para mbështetësve ndërsa procesi i numërimit vijon në të gjithë vendin. Gjatë fjalës së tij, Trump falenderoi amerikanët për mbështetjen si dhe familjen e tij.

Presidenti amerikan u shpreh se po ekipi i tij po bëhet gati për një festë të madhe ndërsa sipas tij, rezultatet janë fenomenale.


Donald Trump u shpreh optimist se republikanët i kanë fituar tashmë zgjedhjet por edhe paralajmëroi se do të kërkojë nga Gjykata Supreme që të ndalojë procesin e numërimit të votave me postë.

“Ky është një mashtrim i madh që bëhet në vendin tonë. Duam që ligji të përdoret siç duhet.”