Moto GP, Valentino Rosi mposht “Covid-19”, gati për garë, por vetëm pas testit të së premtes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Italiani ka udhëtuar drejt Valencias, ku do t’i nënshtrohet sidoqoftë një tjetër testi. Është ende një hipotezë që mund të bëhet realitet, por vetëm në afate të skajshme kohore. Valentino Rosi mund të garojë në Çmimin e Madh të Valencias, por në varësi të rezultatit të testit të dytë të “Covid-19” në Valencia, pasi ka dalë negativ të enjten në shtëpi.
Valentino Rosi mund të garojë në Çmimin e Madh të Valencias, por në varësi të rezultatit të testit të dytë të “Covid-19” në Valencia, pasi ka dalë negativ të enjten në shtëpi. Piloti i skuadrës zyrtare të “Jamaha”-s rezultoi pozitiv për virusin korona para Çmimit të Madh të Aragonit dhe u detyrua të mungonte në dy garat e njëpasnjëshme të mbajtura në pistën spanjolle.
Italiani rezultoi pozitiv në testin e së martës, por vijoi të rezultonte negativ në testin e së enjtes dhe po përgatitet të udhëtojë drejt Valencias, ku do t’i nënshtrohet një tjetër testi për virusin korona. Organizatorët e Moto GP-së, kompania “Dorna Sports” kanë deklaruar se Rosit do t’i lejojë hyrja në Kompleksin e garave “Rikardo Tormo”, vetëm nëse e kalon me sukses testin e dytë të “Covid-19”.
Për shkak të periudhës së detyrueshme të pritjes prej 24 orësh midis dy testeve të “Covid-19”, veterani italian mund të detyrohet të mungojë në seancën e parë të provave të lira, dhe do të pritet për të parë nëse ai do të arrijë të marrë pjesë në seancën e dytë, nëse rezulton negativ. Një deklaratë e shkurtër për shtyp e skuadrës së “Jamaha”-s sqaronte se “sot, më 5 nëntor, Valentino Rosi i është nënshtruar testit të radhës dhe ka rezultuar negativ për virusin Covid-19”.
“Sipas ligjit italian, atij i lejohet t’i japë fund vetëkarantimit dhe mund t’i rikthehet normalitetit, – vijonte deklarata, që sqaronte se të enjten në mbrëmje, Rosi do të shfrytëzonte mundësinë për të udhëtuar drejt Valencias. “Të premten, më 6 nëntor, Rosi do t’i nënshtrohet një testi të dytë dhe, nëse rezulton sërish negativ, ai do të jetë në gjendje t’i bashkohet skuadrës zyrtare të “Jamaha”-s për Çmimin e Madh të Evropës.

Lexo edhe :  Serbia gjobitet nga FIFA dhe i mbyll 15% të stadiumit

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

A ke përdorur drogë? Ja si u përgjigj Rama për gazetën gjermane

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “Die Ziet” ku ka folur për fëmijërinë dhe arritjet e tij...

7 persona vdiqën nga kequshqyerja në Gaza brenda 24 orëve

Shtatë persona të tjerë kanë vdekur nga kequshqyerja në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, tha Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga...

Real Madrid gjen mbrojtësin perfekt, luan në La Liga!

Pavarësisht 4 transferimeve të bujshme që ka bërë tani, përfshi edhe qendërmbrojtësin Dean Hujisen, Real Madrid nuk e ka mbyllur ende merkaton dhe planifikon...

Rama: Kemi bërë reforma që nuk kanë ndodhur që prej 1912

Në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, Kryeministri Edi Rama është ndalur te lufta kundër korrupsionit. I pyetur nëse korrupsioni është i përhapur në radhët...

Xhepat bosh, bankat plot, paradoksi shqiptar i kursimeve

Të varfër, por me kursime në banka. Në një kohë që gati 42 për qind e popullsisë kanë në xhepa më pak se 550...

Lajme të tjera

Web TV