Aktakuzat ndaj Thaçit dhe Veselit/ Kryeparlamentari serb: Kriminelët të mbajnë përgjegjësi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç reagoi pas aktakuzave për Thaçin, Veselin, Selimin dhe Krasniqin në Hagë, ku u shpreh se të gjithë ata që kanë kryer krime, duhet të mbajnë përgjegjësi.

“Dhomat e Specializuara janë themeluar nga nevoja për një hetim ndërkombëtar të krimeve “të kryera nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, jo vetëm kundër popullit serb, por edhe kundër qytetarëve të kombësive të tjera, përfshirë shqiptarët e Kosovës, kështu që të gjithë që kanë kryer krime, duhet të mbajnë përgjegjësi”, u shpreh ai.

“Krimet kundër serbëve në Kosovë nuk janë sanksionuar deri më tani, por ka një rrugë të gjatë nga aktakuza deri te vendimi”, tha Daçiç, duke theksuar nevojën për mbrojtjen e dëshmitarëve.

Thaçi, Veseli dhe Selimi janë transferuar në qendrën e paraburgimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, më 5 nëntor, ndërsa Krasniqi është transferuar atje një ditë përpara tyre.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar, që ndryshe njihen edhe si Gjykata Speciale, hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 e deri në dhjetor të vitit 2000. Këto krime të pretenduara përmenden në një raport të Këshillit të Evropës, të vitit 2011, autor i të cilit është senatori zviceran, Dick Marty.

 

Pa.Va/Fjala.al

 

 

Të fundit

Pse rusët kanë fituar gjithmonë në samite?

Nga Federico Rampini, Corriere della Sera Historia është një shenjë e keqe, vetëm disa orë para samitit të Alaskës. Pavarësisht...

Ky është i burgosuri që minutat e fundit të jetës foli veç për një poezi…

Poshtë nënkresës, në spitalin e burgut, Mirash Ivanaj mbante një poezi që ia kishte dhënë dikush dhe që ai donte të shihte dritën e botimit. Një prej...

Drejtuesit mbi 70 vjeç rrezikojnë të humbin patentën për shkak të një testi

Ndryshimet në ligje janë nxitur nga rritja e ndjeshme e aksidenteve të rënda rrugore ku përfshihen drejtues mjeti mbi 60 vjeç. Drejtuesit e mjeteve në...

Dashuria për Coca Cola i solli Guinness, koleksionon mbi 5600 objekte unike

Një fanse e pijeve të gazuara nga Karolina e Veriut rimori një titull në Librin e Rekordeve Botërore Guinness kur koleksioni i saj i...

Si të mbroni telefonin tuaj nga nxehtësia ekstreme këtë verë

Ka gjëra që mund të bëni për të mbrojtur pajisjen tuaj nga nxehtësia e lartë. Pushimet verore kanë mbërritur dhe shumë prej nesh do të...

Lajme të tjera

Web TV