Bastisen shtëpia e Thaçit dhe Veselit në Kosovë

Mediat në Kosovë raportojnë se ditën e sotme EULEX ka nisur  bastisjen e shtëpisë së ish presidentit të vendit Hashim  Thaçi dhe ish- kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli.

Zyrtarë të EULEX-it janë parë sot të kenë hyrë edhe brenda selisë së Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë, ndërsa Policia e Kosovës ndodhet jashtë objektit.

Thaçi dhe Veselit, tashmë ndodhen në Hagë, pasi iu është konfirmuar aktakuza nga Zyrat e Prokurorit të Speciales në Hagë.

la.mi/Fjala.al