Bayern vuan, por nuk ndalet/ Triumfon në klasiken ndaj Dortmund

Bayerni ka triumfuar në supersfidën ndaj Borussia Dortmund në transfertë me rezultatin 2-3.

Dortmund realizoi golin e parë pas një aksioni fantastik nga Reus. Kapiteni dërgoi topin në rrjetë në minutën e 45′.  Nuk vonoi shumë dhe David Alaba iu përgjigj me një supergol nga një goditja e dënimit në minutën e 45’+4′ duke barazuar rezultatin.

Por ajo që shqetësoi më shumë Dortmundin në pjesën e parë ishte dëmtimi i Kimmich, i cili la fushën mes lotëve. Mbrojtësi pritet të mungojë gjatë, ndërsa frika është e madhe te Bayerni dhe te kombëtarja e Gjermanisë.

Leëandowski gjeti golin e avantazhit në pjesën e dytë, pasi fitoi një duel me kokë ndaj Hummels. Pas yllit polak, Sane tregoi klasin e tij duke mposhtur portierin kundërshtar.

Bomberi i Dortmund, Erling Haaland la shenjën e tij në këtë sfidë duke ngushtuar rezultatin, por që nuk i shërbeu verdhezinjve për të shmangur humbjen ndaj kampionëve të gjermanisë dhe Europës.

https://www.youtube.com/watch?v=s6OsZTwLhdc

Pa.Va/Fjala.al