Europa uron Joe Biden për fitoren

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Udhëheqës evropianë dhe ata të NATO-s përgëzuan kandidatin demokrat Joe Biden për fitoren në zgjedhjet presidenciale.

Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, e cilësoi ditë të shkëlqyeshme për Shtetet e Bashkuara dhe Evropën.

“Pjesëmarrja në numër rekord e votuesve, shprehu vullnetin e popullit amerikan për ndryshim. Ditë e shkëlqyeshme për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evropën, ne shpresojmë të punojmë së bashku me administratën e re për të rindërtuar partneritetin tonë”, shkroi ai.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se zoti Biden është mbështetës i fuqishëm i NATO-s dhe marrëdhënieve transatlantike.

“Udhëheqja e Shteteve të Bashkuara është më e rëndësishme sa kurrë në një botë të paparashikueshme dhe unë pres që të punoj shumë ngushtë me presidentin e zgjedhur Biden, zëvendës presidenten e zgjedhur, Kamala Harris dhe administratën e re, për të forcuar më tej lidhjen midis Amerikës së Veriut dhe Evropës”, tha ai.

Zoti Stoltenberg tha se jë NATO e fuqishme është e mirë për Amerikën e Veriut dhe e mirë për Evropën. Së bashku, Aleatët e NATO-s përfaqësojnë pothuajse një miliard njerëz, gjysma e fuqisë ekonomike të botës dhe gjysma e fuqisë ushtarake të botës. Na duhet kjo forcë kolektive për t’u marrë me shumë sfida me të cilat përballemi, duke përfshirë një Rusi më sfiduese, terrorizmin ndërkombëtar, kërcënimet kibernetike dhe raketore dhe një ndryshim në ekuilibrin global të fuqive me rritjen e Kinës. Ne mund të jemi të sigurt dhe të suksesshëm vetëm nëse përballemi së bashku me këto sfida”, tha në urimin e tij zoti Stoltenberg.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, duke uruar zotin Biden tha se mezi pret të punojë me të.

” Miqësia jonë transatlantike është e pazëvendësueshme nëse duam të përballemi me sfidat e mëdha të kohës sonë”, tha kancelarja Merkel.

Kryeministri britanik Boris Johnson përgëzoi zoti Biden dhe zonjën Harris për “arritjen e tyre historike”.

Lexo edhe :  Lukashenko: SHBA duhet të shmangë luftërat, është lider global

“Shtetet e Bashkuara janë aleati ynë më i rëndësishëm dhe unë pres që të punojmë ngushtë së bashku në përparësitë tona të përbashkëta, që nga ndryshimi i klimës tek tregtia dhe siguria”, tha kryeministri Johnson.

Presidenti francez Emmanuel Macron, tha se “kemi shumë për të bërë për të kapërcyer sfidat e sotme. Le të punojmë së bashku”! shkroi ai.

Të fundit

Pikat ushqimore të Izraelit nuk janë vetëm kurthe vdekjeje, janë alibi për urinë në Gaza

Nga Alex de Waal Kur uria masive kaplon një shoqëri, ndodh diçka e rrallë dhe e tmerrshme. Uria nuk është...

Situata me zjarret/ Në 24 orë u raportuan 45 vatra zjarri, 21 ende aktive!

Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 45 vatra zjarri nga të cilat 21 janë ende aktive, 16 vatra nën monitorim dhe 8 janë...

11 të plagosur në SHBA, një 42-vjeçar i pajisur me thikë godet klientët në supermarket

Një tragjedi ka ndodhur ditën e sotme në shtetin e Miçiganit në SHBA. Raportohet se një person goditi me thikë disa njerëz në një supermarket...

“Na ke sjellë një shishe ujë tepër”/ Ish-shefi i qarkullimit të Vlorës dhunon kamerierin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ambientet e një hoteli në zonën e Skelës, Vlorë, ku një kamarier është dhunuar brutalisht nga një...

“Berishën e pret burgu i përjetshëm”/ Avokati: “21 janari” është kopsitur dhe faktuar

Avokati Idajet Beqiri, tha se shtetit i së drejtës në Shqipëri nuk po funksionon siç duhet pasi sipas tij po bën goditje selektive. Ai...

Lajme të tjera

Web TV