Kupa e Gjermanisë hedh shortin e turit të 32-shes, përcaktohen 16 duelet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përcaktohen 16 duelet e veprimtarisë që po vjen drejtpërdrejt në Rrjetin e RTSH-së. Një nga ekskluzivitetet e spikatura sportive të Rrjetit të Radio-Televizionit Shqiptar është edhe Kupa e Gjermanisë në futboll.

Dhe të dielën në mbrëmje është hedhur shorti i turit të 32-shes, duke përvijuar një numër betejash interesante.  Kupa e Gjermanisë, një nga ekskluzivitet e spikatura sportive të Rrjetit të Radio-Televizionit Shqiptar, ka hedhur shortin e turit të saj të 3-të, apo thënë ndryshe, turit të 32-shes, duke përvijuar disa përballje interesante. Natyrisht, më interesante janë përballjet midis ekipeve të Bundesligës së parë dhe në këtë tur do të jenë 3 të tilla.

Shtutgarti do të presë në fushën e vet Frajburgun, Eintrahti i Frankfurtit viziton finalisten e mundur të sezonit të shkuar, Bajer Leverkusenin, ndërsa Augsburgu përballet me Lajpcigun. Ndërkaq, interesante janë edhe 8 përballjet midis nivelit të parë dhe të dytë të Bundesligës.

Aty ku fituesja në fuqi, Bajerni i Mynihut, është mysafir në fushën e Holshten Kilit, ndërsa një tjetër pretendente për këtë trofe, Borusia e Dortmundit, është gjithashtu mysafire në fushën e Eintrahtit të Braunshvajgut. Hanover 96-ta, tanimë në nivelin inferior të Bundesligës, pret Verder Bremenin në një tjetër takim interesant.
Ndërkaq, janë edhe dy përballje midis nivelit të 4-t të Kampionatit Gjerman të Futbollit, Regional-ligës dhe Bundesligës, aty ku Ulmi pret Shalke 04, ndërsa Borusia e Mënshengladbahut viziton Elversbergun.

Dy përballjet janë midis Bundesligës së 3-të dhe asaj të dytë, ndërsa njëra është midis Regional-ligës dhe Bundesligës së dytë, ku Rot-Vajs Eseni pret në shtëpi Fortunën e Dyseldorfit. Ndeshjet e turit të 32-shes së Kupës së Gjermanisë luhen më 22 dhe 23 dhjetor 2020.

Lexo edhe :  Real Madrid gjen zëvendësuesin ideal të Kroos

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Nga janari 2026, pasagjerët obezë do paguajnë për dy ulëse në avion

Southwest Airlines, një nga linjat më të mëdha amerikane të fluturimit, po ndryshon rregullat e saj për pasagjerët obezë,...

Vajza e vetme në Shqipëri

Nga Frrok Çupi Nuk është e vetme vetëm në Shqipëri; as në rajon e as më tej nuk gjendet ‘Girl Vilage’. Vajza e Shqipërisë i...

Eliminimi poshtërues i United ndaj Grimsby, Amorim: “Më vjen shumë keq për tifozët”

Në “Blundell Park”, ndodhi e paimagjinueshmja në ndeshjen midis Grimsby dhe Manchester United. Ekipi anglez i kategorisë së katërt, pas një serie prej 26...

1991 – Fundi i Bashkimit Sovjetik dhe dorëheqja e Gorbaçov-it

Bashkimi Sovjetik (BRSS), një superfuqi botërore që nga viti 1922, ishte ndërtuar mbi një sistem njëpartiak komunist. Pas dekadash regjimi autoritar, në vitet 1980,...

Ditmir Bushati largohet nga Shqipëria, bëhet pjesë e stafit akadamik të Harvardit

Prej vitesh tashmë i larguar nga politika aktive, por jo nga ajo publike dhe akademike. Ish-kreu i diplomacisë shqiptare në qeverinë “Rama”, Ditmir Bushati ka...

Lajme të tjera

Web TV