Zyrtarizoi lidhjen me futbollistin afrikan, aktorja shqiptare flet për herë të parë për divorcin me ish-bashkëshortin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Adriana Matoshi së fundmi zyrtarizoi lidhjen e re të dashurisë me futbollistin afrikan, Keith Groeneveld, i cili është 19 vite më i ri se ajo dhe për këtë arsye, aktorja ka qenë në qendër të vëmendjes.

E ftuar në emisionin “Tetë a tetë”, aktorja ka folur për arsyet që e çuan drejt divorcit me ish-bashkëshortin, biznesmenin Albert Sylejmani.

Sigurisht që divorci nuk është një gjë që duhet me u gëzu, ajo vjen nga diçka që nuk e pret ose ti nuk ke pasur qëllime të tilla, ajo ka ndodhur. Periudhën sa kam qenë e martuar, kam qenë e lumtur.

Kam pasur një moment kur gjithçka u thy shpirtërisht, emocionalisht dhe fizikisht shumë rëndë. Periudhë që ka lënë varrë në shpirtin tim, por i kam pasur vetëm dy mundësi” me shkatërru veten apo me ec përpara, dhe kam zgjedhur të eci përpara për hir të fëmijëve të mi që ata janë qenia më e pafajshme në botë.

E kam vuajtur një periudhë, derisa jam koncentruar të bëj vetëm gjëra të mira dhe jam shumë e lumtur që nuk ja kam lejuar vetes që diçka e madhe të më hedh poshtë.

E kaluara ime mbetet e kaluar, por jam femër ambicioze, kam shumë gjëra për të bërë që lidhen me artin, me vështirësi pa vështirësi, me shkolla me detyra me gjithçka”, u shpreh Matoshi.

Adriana ka treguar se është njohur me Keith në një lokal dhe se nuk e kishte menduar se do të niste një histori dashurie mes tyre./Re.D/Fjala.al

Të fundit

Elisa Spiropali: Me Shqipërinë në Evropë apo në gropën e atyre që s’dolën dot as vetë?

Elisa Spiropali, drejtuese politike e PS-së në qarkun e Tiranës, në çeljen e fushatës, u shpreh se kryeqyteti do...

Bardhi thirrje SPAK të hetojë kryetaren e Bashkisë së Roskovecit për tenderat e dhënë

Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi, ka kërkuar që SPAK të hetojë kryetaren e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi. Reagimi i Bardhit vjen pas...

Turku i arrestuar në Tiranë ankohet për kushtet në burg, kërkesë Ministrisë së Drejtësisë

Një turk i arrestuar sapo zbriti në aeroportin e Rinasit 13 nëntorin e vitit 2024, i kërkon Ministrisë së Drejtësisë dhe Komitetit Shqiptar të...

Sociologia: Pas lindjes së fëmijës së parë, prindërit shqiptarë në mëdyshje për të dytin!

E ftuar në studion e “Aldo Morning Show” në Tv Klan, sociologia Entela Binjaku tha se sipas raportit të INSTAT është regjistruar numri më...

4 ushqimet e shëndetshme që ndihmojnë në parandalimin e kancerit

Një dietë e ekuilibruar që i jep përparësi ushqimeve bimore si drithërat dhe bishtajoret, ndërkohë që kufizon mishin e kuq dhe ushqimet e përpunuara,...

Lajme të tjera

Web TV