Anulohet vendimi i javës së shkuar, Kosova rihap sportet, por kërkon rigorozitet për masat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Anulohet vendimi i javës së shkuar për veprimtaritë në salla të mbyllura. Vendimi i marrë për fundjavë e kaluar dhe që ndaloi veprimtaritë sportive në hapësira të mbyllura dhe të hapura, përveç veprimtarive ndërkombëtare në vend, është shfuqizuar të hënën në mbledhjen e Komitetit për administrimin e epidemisë së Covid-19, i themeluar nga Ministria e Shëndetësisë.

Ndërkohë është kthyer në fuqi vendimi i marrë në fillim të këtij muaji, që lejon zhvillimin e të gjitha veprimtarive sportive në hapësira të hapura dhe të mbyllura.
Por kontrolli mbi klubet do të jetë më rigoroz. Për ta parë situatën në terren, nëse klubet i respektojnë protokollet dhe udhëzimet vendore dhe ndërkombëtare sportive, të bazuara në “Manualin për mbrojtje nga përhapja e Covid-19”, do të ketë kontroll nga njësitet policore dhe inspektorët.

Kështu ka deklaruar të hënën për mediat e Prishtinës ushtruesi i detyrës së sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Ibër Alaj. Ky i fundit ka theksuar se një gjë e tillë është kërkuar për të parë nëse klubet sportive i respektojnë në përpikëri masat e vendosura nga MSH-ja.

Së fundmi, shifra e të infektuarve me Covid-19 është shumë e lartë, por sporti po lejohet. “Sporti deri më tani u është përmbajtur protokolleve, për çka edhe e vlerësojmë gatishmërinë e treguar”, – ka thënë Alaj.

Por ai ka theksuar se do të ketë masa ndëshkuese për të gjitha klubet apo federatat, nëse nuk i respektojnë me përpikëri masat e vëna nga organet drejtuese të vendit. Veprimtaritë që do të rikthehen pas heqjes së vendimit të fundjavës së kaluar janë ato do të organizohen nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), teksa është parashikuar të zhvillohen ndeshjet e shtyra të javës së 12-të të Superligës.

Lexo edhe :  TikTok do të mbyllet, ja aplikacioni popullor që do ta "zëvendësojë"

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Bashkia ndihmë prej 300 mijë lekësh për familjen e vajzës që i dha fund jetës

Pas ngjarjes tragjike në Gjirokastër, ku një 17-vjeçare i dha fund jetës pasi dyshohet se bullizohej për shkak se...

“Më ka zhgënjyer”/ Zebervoki me deklaratë të fortë per Eglin, ja çfarë zbulon

Dy banorët e Big Brother VIP Albania, Gjesti dhe Egli, janë në qendër të vëmendjes ditët e fundit. Dyshja kishin krijuar një raport të...

Kush po kërkon trazira para zgjedhjeve ?

Nga ARTUR AJAZI “Në rast se, mblidhen edhe njëherë njerëz para SPAK-ut, unë do të bëj antimiting”. Këtë kërcënim e ka bërë 2 ditë më...

Greqia përfshihet nga moti i keq, qarkullimi ndalohet në disa rrugë të Zakinthos

Greqia po përballet me kushte të këqija moti, me reshje të dendura shiu dhe erëra të forta. Policia Rrugore e Zakinthosit ka njoftuar se...

Media amerikane “Seattle Times”: Gjirokastra, destinacion për t’u vizituar në 2025

Sipas një raporti të kompanisë amrikane të udhëtimit Expedia, i cili anketoi 25,000 njerëz nga 19 vende, 63 përqind e udhëtarëve ka të ngjarë...

Lajme të tjera

Web TV