Miqësorja kundër Kosovës, flasin Edy Reja dhe Berisha

Me një listë të kushtëzuar nga COVID-19 dhe me shumë pak kohë në dispozicion, Shqipëria dhe Edy Reja bëhen gati për miqësoren kundër Kosovës, të mërkurën në “Elbasan Arena”.

Ky pritet të jetë një test i rëndësishëm për trajnerin e Kombëtares përpara dy sfidave të fundit në Ligën e Kombeve, kundër Kazakistanit dhe Bjellorusisë.

Trajneri Edy Reja dhe kapiteni Etrit Berisha kanë dalë përpara ndeshjes për të folur për këto takime.