Politologu bullgar: Serbia ka bërë krime, në Hagë duhet të shkojnë Vuçiç dhe Daçiç

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Albanologu dhe politologu i njohur bullgar, Anton Panchev është shprehur se në Hagë duhet të jenë udhëheqësit e Serbisë, të cilët dikur ishin persona të afërt me Millosheviç.

Në një intervistë për REL, ai shpreh bindjen se Thaçi, Veseli dhe udhëheqësit e tjerë të UÇK-së, në fund do të lirohen dhe do të vërtetohet drejtësia.

“Unë nuk mund të kuptoj politikën e faktorit ndërkombëtar ndaj Serbisë, ndaj Kosovës pra, sepse ne dimë mirë se e drejta historike i takon shqiptarëve. Serbia ka bërë shumë krime dhe asaj duhet t’i bëhet presion që të njoh shtetin e Kosovës, që të njoh sovranitetin e shtetit të Kosovës, sepse nuk mund të rrezikohet stabiliteti i Kosovës.

Kisha serbe në Kosovë ka shumë të drejta, tepër të drejta, dhe mund të kërkohet vetëm një gjë nga faktori ndërkombëtar, që Serbia të njohë Kosovën, të kërkohet falje për gjenocidin kundër shqiptarëve dhe në Hagë, në Tribunalin për krimet e luftës duhet të jenë udhëheqësit e Serbisë nga koha e Millosheviçit, që prapë qeverisin në Beograd. Është me të vërtetë një situatë absurde sepse në Hagë do të duhej të ishte Aleksandër Vuçiç, Ivica Daçiç, e disa kriminelë të tjerë nga koha e Millosheviçit.

Unë besoj se në fund të fundit, z. Thaçi, z. Veseli dhe udhëheqësit e tjerë të UÇK-së, në fund të fundit do të lirohen, do të vërtetohet drejtësia. Pra, do të vërtetohet edhe në Hagë, unë nuk kam dyshim për këtë”, shprehet ai.

Pa.Va/Fjala.al

 

 

 

 

Të fundit

1950: Dezertimi tronditës i Martin dhe Mitchell në kulmin e Luftës së Ftohtë

Në verën e vitit 1950, ndërsa bota ndahej në dy kampe armiqësore dhe çdo fjalë e thënë në heshtje...

Parashikimi i motit për sot, 25 qershor 2025

Do të vijojnë valët e nxehta afrikane ndikimin e tyre duke sjellë në vendin tonë mbizotërim të motit të kthjellët dhe temperaturave shumë të...

Benfica befason Bayernin, portugezët e mbyllin si kryesues të grupit C

Benfica e Adrian Bajramit ka arritur të thyej mallkimin, teksa për herë në histori triumfon ndaj Bayernit. Portugezët mposhtën gjigantët gjermanë me rezultatin 1-0...

Parodia e ‘nenit Basha’: Kush mund ta sfidojë Sali Berishën?

Sali Berisha sot është në ditët më të këqija politikisht, e duket qartë se rënia e tij po vjen jo si një tërheqje dialektike...

Ilir Alimehmeti: KAS të mbajë përgjegjësi për votat ku është shprehur vullneti

Ilir Alimehmeti ishte i ftuar në Debat në A2 CNN, ku mes të tjerash komentoi dhe acarimin e deputetit socialist Erion Braçe, i cili...

Lajme të tjera

Web TV