Tronditet peshëngritja, Masllavica jep dorëheqjen, në dyshim zhvillimi i Asamblesë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti aktual dhe një nga kandidatët për president tërhiqet në mënyrë të papritur. Teksa dukej se gjithçka po shkonte drejt një rifillimi të ri, pas dy viteve të qeta dhe medaljeve të fituara pa njollën e dopingut, peshëngritja shqiptare është tronditur sërish të enjten, në prag të Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore, që është programuar të mbahet të shtunën.

Por, në një njoftim të shkurtër, të shpërndarë për mediat, presidenti aktual dhe, njëkohësisht, kandidati për t’u rizgjedhur në këtë post, Theodhor Masllavica, ka deklaruar në mënyrë të papritur tërheqjen.

“Në cilësinë e Presidentit të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, dua t’ju njoftoj se për arsye personale jap dorëheqjen nga pozicioni i Presidentit dhe kandidatura ime për pozicionin e Presidentit në zgjedhjet e datës 14 nëntor 2020”, – shkruhet në njoftimin e bërë publik nga kreu i shtangës shqiptare.

“Këtë dorëheqje e jap në mënyrë të parevokueshme dhe dëshiroj të falënderoj të gjithë mbështetësit dhe bashkëpunëtorët e mi për të cilët kam një vlerësim maksimal dhe besoj se do t’ia dalin në çdo arritje sportive”, – përfundon njoftimi i presidentit të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Theodhor Masllavica. Një njoftim i tillë ka vënë në diskutim zhvillimin e Asamblesë së planifikuar të shtunën, teksa në garë ka mbetur vetëm një kandidaturë, ajo e Eglantina Çunit (Kalemit).

Por Fjala.al ka mësuar se edhe ajo mund të tërhiqet. Nëse kjo ndodh, atëherë Asambleja e së shtunës do të anulohet, për t’i hapur rrugën një Asambleje tjetër të Jashtëzakonshme zgjedhore. Duhet theksuar se, nën drejtimin e Masllavicës, të gjitha medaljet e fituara nga shtanga shqiptare në arenën ndërkombëtare kanë qenë të pastra, të panjollosura nga dopingu, që pati tronditur thellë themelet e sportit shqiptar më të suksesshëm në arenën ndërkombëtare gjatë periudhës 2012-2020.

Lexo edhe :  Mbape merr fanellën e Modriç, ndryshimi i numrit që fsheh shumë më shumë

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por...

Vëzhgimi veror: Stacione plazhi pa vrojtues, pa mjete dhe pa kulla

Fiks Fare ka bërë një vëzhgim nga veriu në jug, në dhjetëra stacione plazhi, për të parë nëse zbatohen kriteret për vendosjen e kullave...

Putin fajëson Ukrainën për mungesën e progresit të bisedimeve

Presidenti rus Vladimir Putin, të premten, e zhvendosi përgjegjësinë tek Ukraina për mungesën e përparimit në negociatat për t’i dhënë fund pushtimit rus të...

Aksionet evropiane shënojnë rënien më të madhe që nga prilli

Aksionet në të gjithë Evropën u mbyllën më poshtë të premten, ndërsa investitorët globalë vlerësuan se si fushata e tarifave e presidentit Donald Trump...

Achraf Hakimi akuzohet për përdhunim

Mbrojtësi maroken i Paris Saint-Germain, Achraf Hakimi, i konfirmuar së fundmi si kandidat për çmimin prestigjioz “Topi i Artë”, mund të përballet me një...

Lajme të tjera

Web TV