OBSH ‘bekon’ vaksinën ruse: Nëse jep shenja të mira do të aprovohet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

OBSH u shpreh në një deklaratë për mediat ndërkombëtare se nëse vaksina anti-Covid “Sputnik V” i plotëson kriteret dhe jep shenja të mira, do të aprovohet në listën e vaksinave të përdorimit emergjent.

Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka thënë se është në kontakt të vazhdueshëm me qendrën që krijoi këtë vaksinë. OBSH nuk ka dhënë një datë fikse për publikimin e të dhënave po ka thënë se ajo varet nga kriteret që do të plotësojë vaksina.

“OBSH ka qenë në kontakt me Institutin e Kërkimit Gamaleya të Epidemiologjisë dhe Mikrobiologjisë, i cili shprehu interes për të aplikuar për listën e përdorimit emergjent dhe ne shpresojmë të marrim të dhënat për vaksinën e tyre kandidate Sputnik V.

Nëse produkti i paraqitur për vlerësim i plotëson kriteret, OBSH do t’i publikojë rezultatet gjerësisht. Kohëzgjatja e procesit për autorizim për përdorim emergjent varet nga cilësia e të dhënave të paraqitura nga prodhuesi i vaksinave dhe nga ato të dhëna që plotësojnë kriteret e OBSH-së,” thuhet në deklaratë.

Rusia, menjëherë pas deklaratës së Kompanisë Pfizer dhe BioNTech se vaksina e tyre anti-Covid, është 90% efektive, ka thënë se të njëjtën efektivitet ka edhe ajo që ata kanë krijuar.

Vaksina ruse “Sputnik V” e Moskës është miratuar në muajin gusht përpara se të përfundonin provat njerëzore, gjë që nxiti edhe shumë kritika nga shkencëtarët.

Pa.Va/Fjala.al

 

Të fundit

Meta kërkon lirinë/ Apeli i Gjykatës së Posaçme vendos këtë të enjte për kërkesën e tij

Ish-Presidenti Ilir Meta i ka kërkuar sërish lirinë nga qelia, dhe zbutje të masës së sigurisë “arrest në burg”....

Berisha në Kuvend: Pse nuk pranoni kandidatin e opozitës për Avokatin e Popullit!

Opozita ka kërkuar në Kuvend votimin e kandidaturës së propozuar, Besim Ndregjoni, për postin e Avokatit të Popullit. Sali Berisha: Problemi i avokatit të popullit...

Ekskluzive/ Blerta Zhegu: Ja jeta ime artistike në Francë

Intervistë exclusive me sopranon e njohur të skenave ndërkombëtare Intervistoi: Mentor Hoxha, Francë E lindur në Tiranë, Blerta Zhegu nisi studimet në qytetin e saj të...

Krimet zgjedhore, Dumani: Për 43 kallëzime kanë nisur hetimet!

Kreu i SPAK, Altin Dumani, deklaroi se janë evidentuar 192 raste të dyshuara për krime zgjedhore. Sipas tij, janë regjistruar 43 procedime penale, të...

Kur ka luftë, s’ka vend për tjetër

Nga Frrok  Çupi Druaj se këto ditë ka raste kur janë harruar ca ftesa për ditëlindje, ose nuk janë vënë re lajmërim- vdekje. Në periudhën e...

Lajme të tjera

Web TV