“Ja cila ishte frika më e madhe”/ Gazetari rrëfen eksperiencën pasi u vaksinua vullnetarisht

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kompania farmaceutike Pfizer njoftoi ditët e fundit se vaksina e saj kandidate kundër koronavirusit duket se është 90% e efektshme. Por ka edhe vaksina të tjera në garën për të luftuar pandeminë. Një gazetar i Reutersit tregon përse vendosi të dalë vullnetar për provat me vaksinën e kompanisë Novavax:

Gazetari Steve Stecklow e kishte parë nga afër goditjen e tmerrshme të COVID-19 kur një mik i tij vdiq nga sëmundja, pasi ishte vënë në respirator për disa javë.

Kureshtar për provat me vaksinë, ai mbushi një formular në internet ku shprehte dëshirën për të dalë vullnetar. Më 1 tetor, ai u ftua të përfshihej ndër 10 mijë individë të shëndetshëm të moshës 18-84 vjeç për t’u vaksinuar.

Gazetari tregon se u përpoq të mësonte sa më shumë për vaksinën, sidomos për efektet anësore që mund të shkaktonte, para se të përfshihej në prova. Ato që mësoi e siguruan se rreziku ishte i vogël:

“Kishin bërë prova të hershme me afro 100 vetë dhe efektet më të rënda ishin për shembull temperaturë në ditën e parë; por ishin përgjithësisht simptoma të lehta. Askush nuk kishte refuzuar të bënte dozën e dytë”.

Duke peshuar rrezikun dhe përfitimet, ai vendosi të pranojë ftesën. Vetë gazetari thotë se nuk kishte frikë nga vaksina, aq sa nga situata e rrezikshme e krijuar nga virusi:

“Të them të drejtën kisha më shumë frikë se mos infektohesha në spital kur të shkoja për të bërë vaksinën apo gjatë rrugës me taksi, pasi kisha muaj që nuk shkoja gjëkund, as në restorant apo klub. Vaksina që po testohej përdorte të njëjtën teknologji si vaksina e gripit. Unë e kam bërë vaksinën e gripit shumë herë dhe asnjëherë nuk kam pasur efekte negative”.

Kur u tregoi shokëve se kishte dalë vullnetar për të testuar vaksinën eksperimentale kundër koronavirusit, shumë prej tyre e gjykuan si vendim të rrezikshëm. Dhe asnjë prej tyre nuk dukej i gatshëm të përfshihej në prova të ngjashme.

Lexo edhe :  Çfarë po gatuhet në Alaskë? Trump dhe Putin mes hartës së re të Ukrainës

Gazetari thotë se u nxit për të dalë vullnetar nga një ndjenjë përgjegjësie sociale, por edhe nga egoja profesionale:

“Studiuesve u duhen vullnetarë. Nuk do të arrijmë ta mposhtim këtë pandemi pa bërë çfarë është e nevojshme. Nga ana tjetër, e dija se një ditë do të vaksinohem, më mirë herët se vonë. Por, ishte edhe kurioziteti gazetaresk”.

Ai nuk e di nëse ka marrë vërtetë vaksinën që po vihet në provë, apo është në grupin që mori placebo. Pas injeksionit fillestar, ai duhet të presë tre javë deri në injeksionin me dozën e dytë. Pas provave në Britani, kompania Novavax ka marrë tani dritën e gjelbër për të filluar prova edhe në Shtetet e Bashkuara./ VOA

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Makina 670,000 euro i ministres “përçan” Turqinë

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua dhe anëtarja më e re...

Hansi Flick do të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku mungoi ndeshjen e parë të...

Britania e Madhe: Gati të dërgojmë trupa për Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe protet e Ukrainës. Britania e Madhe thekson se...

Digjen katër automjete të ushtrisë gjermane, zjarr i qëllimshëm

Katër automjete të parkuara të ushtrisë gjermane u dogjën plotësisht në orët e para të së martës në Kassel. Sipas hetimeve të deritanishme të policisë...

U helmuan nga ushqimi, shënohet viktima e dytë në Itali

Një ngjarje tragjedi është regjistruar në qytetin italian të Cagliarit, ku kanë mbetur dy viktima pas helmimit në një festiva. Helmimi ushqimor ndodhi gjatë festivalit...

Lajme të tjera

Web TV