Kërcënimi i Vuçiç për luftë/ Ish-komandanti i UÇK: Nëse është i vendosur të vdesë, e presim në Kosovë

Members of the Kosovo Security Forces (KSF) stand guard during a ceremony in Pristina January 21, 2011. KSF today celebrated its second year of inauguration in an official ceremony where for the first time its members appeared armed. REUTERS/Hazir Reka (KOSOVO MILITARY - Tags: POLITICS MILITARY)

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, ka komentuar sot deklaratën e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç se konfliktet e ftohta në Ballkan mund të përfundojnë në luftë si në rajonin Nagorni-Karabakh.

I ftuar në “Abc New3”, ai tha se ushtria dhe Policia është e gatshme më shumë se kurrë për ta për të mbrojtur Kosovën.

“Jo unë luftën nuk e besoj, njerëzit normalë nuk e besojnë. Jo për vendin e tyre, por për askund. Lufta dihet që merr jetë njerëzish. Gjithsesi, ne i kemi çu selam Vuçiçit se nëse ai është një herë i vendosur me ardh në Kosovë dhe me vdek në Kosovë, ushtria dhe policia e tina, ne jemi 10 herë të vendos me vdek për vendin tonë. Jemi të gatshëm, bile, kurrë më të gatshëm s’kemi qenë.

Disa ditë më parë, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se nëse nuk arrihet një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, mes vendeve mund të ndodhë ndonjë konflikt i ngjashëm me atë në në Nagorno-Karabak. Vuçiç tha se duhet të arrihet marrëveshja, pasi konfliktet e ngrira mund të përshkallëzohen në çdo moment. Deklarata solli reagime të shumta në Kosovë dhe në Shqipëri.”, u shpreh ai.

Pa.Va/Fjala.al