Kujdes! Mos e përdorni celularin shtrirë, ky është dëmi që po i bëni kockave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjeku Mirel Idrizi, ortoped-traumatolog ka shpjeguar dëmtimin që i bën përdorimi i celularit shtirë, kockave të trupit tonë.

Sipas tij, tepërimi me qëndrimin shtrirë të kujton pasojat e astronautëve nga qëndrimi në hapësirë me mungesë graviteti.

“Njeriu ka nevojë për një kohë pushimi dhe rikuperimi përgjatë veprimtarisë së 24-orëshit, përfshirë këtu dhe orët e gjumit. Kjo periudhë (e çlodhjes dhe rikuperimit) ka sasinë kohore optimale varësisht nivelit të lodhjes, llojit të veprimtarisë ditore, por nuk është pa fund.

Teprimi me qëndrimin shtrirë të kujton pasojat e astronautëve nga qëndrimi në hapësirë me mungesë graviteti. Strukura kockore është programuar për peshëmbajtje dhe përballim të trysnisë fizike. Në mungesë të tyre, ajo (struktura kockore) do të fillojë të humbasë minerale (që përbëjnë densitetin kockor) pasi nga qëndrimi shtrirë ose pasiv për kohë jashtë normales, ka marrë mesazhin se nuk i duhen më.

Në rastin kur kjo kohë konsumohet në prani të pajisjeve me valë, ku hyn dhe celulari, na duhet të llogarisim dhe efektin potencues negativ të RFR (radiacionit radiofrekuent), i cili me anë të jonizimit të ajrit, ndikon në metabolizmin kockor, duke zhbalancuar aktivitetin rezorbues/kockëformues.

Në fakt, ai (RFRja) nxit osteoklastet dhe frenon osteoblastet, me pasojë dobësim të strukturës kockore që perceptohet me dhimbje të strukturave osteoartikulare sidomos në qëndrime dhe ecje në këmbë ose në mbajtje të peshave dhe gjatë ushtrimit të aparatit skeletor në sforcime dhe tensione fizike.”, shprehet ai.

Pa.Va/Fjala.al

 

Të fundit

Shqiptarët vendosin nesër/ Kur mund të dalin rezultatet nga numërimi i fletëve të votimit

Ilirjan Celibashi, Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve foli sot një ditë para zgjedhjeve se kur mund të dalin...

I bëri pritë poshtë shtëpisë, i riu plagos me thikë policin

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar ditën e djeshme në Greqi pas plagosi me thikë një oficer të policisë pranë shtëpisë së këtij të fundit. Ngjarja...

Lejuan shtrimin e rrugëve në Belsh gjatë fushatës elektorale, Prokuroria ndalon 4 persona

Prokuroria e Elbasanit ka ndaluar 2 persona dhe 2 të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi ka dyshime se lejuan shtrimin e rrugëve në...

Spanja miraton projektligjin, redukton orarët javore të punës

Qeveria spanjolle ka miratuar një projektligj për reduktimin e javës zyrtare të punës nga 40 në 37.5 orë, një hap që synon përmirësimin e...

“Giro d’Italia”, në Vlorë/ Policia publikon masat e ndërmarra, ja rrugët e bllokuara

Në kuadër të etapës së tretë dhe të fundit të garës ndërkombëtare “Giro d’Italia 2025”, që do të zhvillohet në Vlorë, më datë 11...

Lajme të tjera

Web TV