Messi vjell sërish në fushë! Ja nga çfarë vuan argjentinasi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I mbani mend problemet e Lionel Messit? Argjentinasi ndër vite, edhe pse nuk kishte ndodhur për një kohë të gjatë, ka vjellë gjatë ndeshjeve dhe është parë të pështyjë nga sikleti.

Ndodhte shpesh gjatë ndeshjeve, për shkak të stresit të shkaktuar nga tensioni i momentit dhe gjatë Argjentinë-Paraguaji, kjo gjë i ndodhi përsëri. Teksa po intonohej himni, ndërsa Messi po përpiqej të qëndronte i qetë dhe të fshihte shqetësimin e tij, dukej qartë se diçka nuk ishte në rregull. Mjekët para lojës i dhanë një çamçakëz për ta lehtësuar këtë ndjenjë.

Sipas asaj që është kuptuar ndër vite, Messi vuan nga rinozinoziti kronik. “Numri 10” i Barcelonës kaloi disa probleme ushqimore gjatë vitit 2018, vit në të cilin përjetoi situata të ngjashme. Ishte vetë lojtari që njoftoi se nuk po e pranonte mirë ushqimin dhe duhej të punonte për ta përmirësuar këtë aspekt.

Sidoqoftë, kundër Paragauajit ai luajti mirë, gjithashtu shënoi golin e tores, që u anulua nga VAR. Ndeshja përfundoi 1-1.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Shëngjin, 23-vjeçari bie nga ballkoni i hotelit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Shëngjin ku një 23-vjeçar ka rënë nga ballkoni i hotelit...

Pano Soko: “Turp për ne, kam frikë t’i shoh votuesit tanë në sy”

Pano Soko i cili në zgjedhjet e 11 Majit garoi nën siglën e Nismës Shqipëria Bëhet ka komentuar përplasjen mes Adriatik Lapajt dhe Endrit...

Endri Shabani: Dajës sim i kanë bërë kërcënime te dera e shtëpisë

Endrit Shabani, kryetari i Nismës Thurje, tregoi në A2 CNN, kërcënimet që ka marrë daja i tij, Zeqir Kordhoni. “Zoti Zeqir Kordhoni është ndjerë i...

“Nuk arrij dot t’ia mbush mendjen dajës”, Endrit Shabani: Jam kthyer duarbosh sa herë…

Endri Shabani, kryetari i Nismës Thurje, deklaroi në studion e “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, se sa herë që ka...

Papa Leoni XIV thirrje për paqe: Bota nuk mund ta tolerojë më luftën

“Lëreni urrejtjen dhe rifilloni dialogun”, kështu është shprehur Papa Leoni XIV, ndërsa foli për luftën në Gaza. Nëpërmjet mesazhit të tij, ai ka bërë thirrje...

Lajme të tjera

Web TV