Macron takim me përfaqësuesit myslimanë në Francë, u vendos 2 ultimatume

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, u ka kërkuar udhëheqësve myslimanë të pranojnë një ‘kartë të vlerave republikane’, me qëllim parandalimin e Islamit radikal.

E gjitha kjo vjen pas sulmeve të ndodhura në muajin e fundit, ku protagonistë kanë qenë mylsimanët radikalë.

Në takimin e zhvilluar të mërkurën, Macron i dha Këshillit Francez të Besimit Mysliman (CFCM) një ultimatum prej 15 ditësh për të pranuar statusin.

CFCM ra dakord për krijimin e një Këshilli Kombëtar të Imamëve, që do të shërbëjë për lëshimin e imamëve të certifikuar.

Pranimi i kartës së propozuar nga qeveria franceze do të thotë rënia dakord për dy rregulla siç janë: Islami është një fe dhe jo një lëvizje politike dhe tjetra se nuk do të ketë ‘ndërhyrje të huaja’ në grupet myslimane.

Ngjarja që bëri më shumë bujë muajin e kaluar në Francë ishte prerja e kokës së një mësuesi, i cili tregoi karikaturat e Profetit Muhamed gjatë një diskutimi në klasë.

Takimi i Macron me përfaqësuesit e Këshillit Francez të Besimit Mysliman u bë në pallatin Elysee./Re.D/Fjala.al