Italia nuk gjen paqe nga Covid-19/ Mbi 22 mijë raste të reja, 630 viktima

Në Itali autoritetet njoftojnë se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 630 pacientë, duke e çuar në 50,453 numrin e përgjithshëm të viktimave, që nga fillimi i pandemisë.

Gjithashtu, i lartë mbetet edhe numri i të infektuarve, ku në 24 orë janë konfirmuar 22 930 raste pozitive.

Të shëruarit kanë arritur numrin 584 493, ndërsa në gjendje kritike janë më shumë se 3800 persona.

Pa.Va/Fjala.al