Turqi/ Burgim të përjetshëm për pjesëmarrësit e grushtit të shtetit në vitin 2016

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Turqia mori vendimin për dënimin me burgim të përjetshëm për pjesëmarrësit e grushtit të shtetit të ndodhur në korrik të vitit 2016 në Ankara. Lëvizja ishte një ndër përpjekjet më të mëdha për të përmbysur presidentin Erdogan.

Ushtarët rebelë u përpoqën të përmbysnin qeverinë brenda natës dhe të ndalonin Erdogan, i cili ndodhej jashtë për të pushuar. Grushti i shtetit u prish nga civilët dhe ushtarët besnikë të presidentit.

Gjykata turke vendosi ditën e enjte për burgosjen e 337 ish-pilotëve dhe të dyshuarve të tjerë mbi komplotin e organizuar. Ky ishte vendimi më i fundit nga një seri dënimesh  që filluan në vitin 2017.

Prokurorët akuzuan ish-komandantin e forcës ajrore Akin Ozturk dhe të tjerët në bazën ajrore Akinci se drejtuan grushtin e shtetit, bombarduan ndërtesat qeveritare dhe u përpoqën të vrisnin Presidentin Erdogan.

Sipas avokatit mbrojtës të të akuzuarve, procesi ishte i mbushur me parregullsi, pasi provat nuk janë vlerësuar siç duhet gjatë fazës së hetimit. Për më tepër, dënimet e përjetshme vijnë si zëvendësim i dënimit me vdekje, që Turqia hoqi në vitin 2004 si përpjekje për t’iu bashkuar BE-së.

Turqia ka akuzuar vazhdimisht lëvizjen gyleniste  për komplotin. Fethullah Gulen, një praktikant mysliman me bazë në SHBA, dikur aleat i Erdogan, akuzohet se organizoi grushtin e shtetit. Ky akt konsiderua si sulm terrorist. Gulen ka mohuar çdo përfshirje në përpjekjen që vrau 251 njerëz dhe plagosi më shumë se 2,000.

Erdogan kreu një spastrim të gjerë të institucioneve shtetërore pas komplotit, duke shkarkuar ose pezulluar më shumë se 100,000 punonjës të sektorit publik, përfshirë mësuesit dhe gjykatësit, të cilët u akuzuan për lidhje me Gulen.

Deri më sot gjykatat kanë dhënë më shumë se 2,500 dënime me burgim të përjetshëm./Re.D/Fjala.al

Të fundit

Jam studiues i gjenocidit. E njoh kur e shoh

Nga Omer Bartov* Fjalët “Kurrë më” – të shkruara me gërma të mëdha mbi një fotografi të një fëmije që...

“Mirësevini në Shqipëri”, SMS-ja që u kushtoi qindra paund britanikëve në Korfuz

“Daily Mail” shkruan se pushuesit britanikë që kanë shkuar në Korfuz të Greqisë këtë verë duhet të bëjnë kujdes për një tarifë të fshehtë të...

Flet kryebashkiaku demokrat i Kavajës: Për çfarë komunikoj me kryeministrin Rama

Kryebashkiaku demokrat i Kavajës, Fisnik Qosja, foli për momentin kur shkëmbyen batuta me kryeministrin Edi Rama në lidhje me procesin e legalizimeve. Qosja tha se...

Programi bërthamor/ Europa “gozhdon” Iranin: Afat deri në fund të verës për…

Ministrat e Jashtëm të Francës, Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë, si dhe Përfaqësuesin i Lartë i Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, i kanë...

Hapësirat publike, lirohen 17 mijë m² në Tiranë, IMT: Ndërhyrje edhe brenda lagjeve

Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike në Tiranë, me qëllim kthimin e trotuareve dhe ambienteve të përbashkëta në shërbim të qytetarëve. Deri më...

Lajme të tjera

Web TV