Nusret, kuzhinieri i famshëm turk rezervon përjetësisht tavolinën e preferuar të Maradonës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e mërkurë ikona e futbollit Diego Maradona u nda nga jeta.

Ai la pas një karrierë legjendare dhe tejet të suksesshme në futboll, Maradona u shua nga kjo jetë duke u kujtuar nga figura të shumta publike.

Një ndër ta është edhe kuzhinieri turk me famë botërore, Nusret Gokce, i cili ka pasur rastin të gatuajë disa herë për argjentinasin.

Në nderim të tij, Nusret, ka rezervuar si të veçantë një nga tavolinat e tij në restorantin e tij në Dubai, për të kujtuar përjetësisht futbollistin legjendar.

Ai ka publikuar një video të tavolinës së preferuar të Maradonës, mbi të cilën tashmë ka vendosur portretin e tij përkujtimor dhe një pllakatë ku shkruhet “e rezervuar”.

Kjo ishte tavolina jote e preferuar Maradona. Tavolina është rezervuar gjithmonë për ty. U prehsh në paqe legjendë”, ka shkruar Nusret Gokce në Instagram.

Legjenda e futbollit botëror, Diego Armando Maradona ndërroi jetë të mërkurën në moshën 60-vjeçare.

Maradona ishte në periudhë rehabilitimi prej afro dy javësh pasi kishte kryer një ndërhyrje kirurgjikale për të hequr një mpiksje gjaku në tru, pasi ishte rrëzuar.

Ndërsa gjendja e tij ishte në përmirësim, krejt pa pritur ai pësoi atak kardiak.

Maradona njihet si një prej futbollistëve më të mirë të të gjitha kohërave dhe ndihmoi Argjentinën të fitonte Kupën e Botës në 1986.

Ndër ekipet me të cilat ai ka luajtur janë Boca Juniors, Napoli dhe Barcelona duke u kthyer në idhullin e miliona tifozëve për shkak të aftësive të tij të jashtëzakonshme.

Maradona do të mbahet mend gjatë dhe për të famshmen “Dora e Zotit”, e cila e nxori jashtë loje Anglinë nga botërori i 1986./Re.D/Fjala.al

Të fundit

Politico: Shqipëria përdor IA në qeverisje, integrimin në BE dhe luftën ndaj korrupsionit

Inteligjenca artificiale (IA) gjithnjë e më shumë po përqafohet nga shumë vende të Evropës, ndërsa Shqipëria po e shfrytëzon...

Çfarë po gatuhet në Alaskë? Trump dhe Putin mes hartës së re të Ukrainës

Presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin do të zhvillojnë të premten një samit në Alaska, mes spekulimeve se bisedimet mund të...

Atje ku gjykatën e drejton ligji, jo SPAK-u

Nga Ylli Manjani Po vijojmë të sjellim raste të tjera nga gjykatat perëndimore të cilat shpallin të papërdorshme si prova gjyqsore të dhënat e SKY...

Xhekson Polok, një shpërthim “kaotik” mbi telajo

11 gusht 1956 – Artisti i njohur amerikan, Xhekson Polok, humbi jetën në moshën 44-vjeçare. Nga Leonard Veizi Në një natë gushti të vitit 1956, një...

“Neveri për lehaqeniet që vazhdojnë avazin”, Rama: Situata me zjarret e përmirësuar

Kryeministri Edi Rama ka reaguar mëngjesin e sotëm përmes një postimi në rrjete sociale lidhur me situatën e vështirë të zjarreve që kanë përfshirë...

Lajme të tjera

Web TV