Tyson premton “fishekzjarrë” para sfidës me Roy Jones Jr

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Njëri është 54 vjeç, tjetri 51. Por sfida mes Mike Tyson dhe Roy Jones Jr. premton të jetë spektakolare. Të dy sportistët kryen të premten peshimin, në prag të përballjes këtë të shtunë në Los Anxhelos.

Për shkak të pandemisë, ballafaqimi mes të dyve nuk ishte tradicional, pasi mes tyre kishte një ndarëse pleksiglasi, por të dy u dukën optimistë për rezultatin e takimit.

“Do të vrapoj, mos u shqetësoni për mua. Do t’i dalë përpara gjatë gjithë kohës”, tha “Iron Mike”. “Të gjithë thonë që karrierë ime ishte një gabim i madh, por kjo më ka shtyrë përpara”, tha Jones Jr.

Ndeshjen e fundit, Tyson e ka realizuar në vitin 2005, ndërsa rivali i tij në vitin 2018. Megjithatë, Tyson është stërvitur fort për këtë rikthim në ring dhe është i bindur që do të dalë triumfues./Re.D/Fjala.al

Të fundit

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale...

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth. Hoxha u shpreh...

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e...

Lajme të tjera

Web TV