Gara e Bahreinit, “tym e flakë”, Groszhon i shpëton vdekjes pas aksidentit të tmerrshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka qenë një garë e flaktë,në kuptimin e vërtetë të fjalës, ajo e Bahreinit në Formula 1, e zhvilluar të dielën.

Piloti francez, Groszhon, i ka shpëtuar vdekjes pas aksidentit të tmerrshëm në nisje, kur makina e tij shpërtheu në fjalë dhe u nda më dysh.
Gara e parafundit e këtij sezoni të Formulës 1, e zhvilluar në Bahrein, ka rezultuar një garë maratonë, duke zgjatur më tepër se 3 orë.

Në fakt, gara që u soll për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme ditën e sotme kur piloti i Haas, Romën Groszhon u përfshi në një aksident të frikshëm. Makina e tij u përplas dhunshëm me barrierat metalike dhe mori menjëherë flakë. Piloti doli me shpejtësi dhe fatmirësisht nuk kishte dëmtime të rënda, edhe pse makina e tij u nda më dysh.

Sipas njoftimit të skuadrës “Haas”, piloti francez është mirë dhe ka vetëm disa dëmtime dhe djegje minimale në gjymtyrë. Ndërkaq, përsa i përket garës, ajo ishte një formalitet për Luis Hemiltonin, teksa piloti britanik i “Mercedes”-it udhëhoqi i pashqetësuar deri në fund.

Ai korri fitoren e tij të 11-të këtë sezon, ndërsa podiumin e plotësoi dyshja e “Red Bull”-it, Maks Verstapen dhe Aleksandër Albon. Gara u mbyll ashtu si nisi, me flakë, teksa edhe makina e Serxhio Perezit mori flakë, 3 xhiro para fundit, çka nënkupton se gara u mbyll nën regjimin e makinës së sigurisë.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Përplasen dy avionë në pistë, anulohen përkohësisht fluturimet

Një incident ka ndodhur në aeroportin e Mançesterit të premten mëngjes, kur dy avionë të linjës easyJet u përplasën...

Spanja në “luftë” me flakët, raportohet për 7 viktima nga zjarret

Spanja është duke u përballur me 14 zjarre të mëdha dhe autoritetet paralajmëruan të premten se “kushte të pafavorshme” po e bëjnë më të...

“Rreziqet janë të larta” Trump niset drejt Alaskës

Trump është nisur me aeroplanin qeveritar në Bazën e Përbashkët Andreës pranë Uashingtonit. Bëhet e ditur se Trump është nisur për në Alaska. Trump postoi...

Sa zjarrvënës jemi?

Fatos Çoçoli Sikur të mos mjaftonte korriku 2025 me zjarret e shtuara 15 herë në krahasim me korrikun 2024, po kalojmë edhe në këto dy...

Goditje e fortë! Arrestohet kryebashkiaku opozitar dhe 43 zyrtarë të tjerë

Autoritetet turke arrestuan sot kryetarin e një bashkie të rëndësishme të Stambollit, së bashku me rreth 43 zyrtarë të tjerë, duke e zgjeruar fushatën kundër...

Lajme të tjera

Web TV