Zbardhet autopsia: Zemra e Maradonës peshonte dy herë më shumë se ajo normale

Zemra e Diego Armando Maradonës, e marrë gjatë autopsisë, peshonte dy herë më shumë se ajo normale.

Ky është rezultati, sipas mediave vendase, ndërsa pritet të kryhen testime të tjera laboratorike, si pjesë e raporteve plotësuese të kërkuara nga mjekët ligjorë, të cilët kryen autopsinë.

Sipas mjekëve ligjorë që kryen autopsinë, Maradona vuante nga “kardiomiopatia e zgjeruar” dhe peshonte më shumë se 500 gramë, gati dyfishi i peshës së një zemre normale.

Pasditen e 25 nëntorit nga Argjentina erdhi lajmi i trishtueshëm se Diego Maradona ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Tigres, prej një arresti kardiak, të ndodhur pas një operacioni në tru.

Pa.Va/Fjala.al