Kush e do shëmtinë?!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Frrok Çupi

Mos u duket kot pyetja, domethënë mendoni se askush nuk e do shëmtinë? Jo, nuk është kështu… Ne po bëhemi gati për zgjedhjet e 25 prillit 2021, dhe ta shikoni se më në fund palët nuk do të jenë ‘ideologjia kjo’, ose ‘ideologjia ajo’. Fare nuk do të jetë kështu, ideologjike. Në njërën anë do të jenë ata që e adhurojnë bukurinë, ndërsa në anën tjetër do të jenë ata që mendojnë se ‘bukuria është vdekje’. Kaq e thjeshtë do të jetë… Veçse as këtu, ata që e duan shëmtinë, nuk do të kenë as filozofi, as mirësi, as mendim, si për shembull mendimi i Paul Valéry i cili shkruan se “Bukuria është një lloj vdekjeje”.

Ai e thoshte këtë për ata që nuk e duan bukurinë, ata ‘bien’ para saj. A kthehemi te njerëzit tanë, cilët do të jenë me shëmtimin dhe cilët ndryshe në ditën e votimeve 2021: Ata që u sulën te torta e Pavarësisë në sheshin ‘Skënderbe’, një tortë 15 tonësh, e projektuar nga qeveria e kohës- jini të sigurt se do të votojnë për qeverinë që bëri tortën. Por nuk kishte gjë më të shëmtuar në gjithë historinë e kombit shqiptar: Kryetari me një thikë gjigande që priste tortën dhe pastaj njerëz të llahtarshëm që mbushnin kovat e qeset, shtyheshin e cingëronin, llangoseshin gjithë trupit e fshinin të pasmet plot me tortë… Gjithë bota i shpërndau pamjet. Kombit iu shëmtua fytyra.

A janë shumicë ata që duan shëmtimin?

As qeveria e PD, vetë Lul Basha që ideoi tortën e turpshme, nuk kanë qëllimin që sa ngrihen në mëngjes t’i hedhin llom fytyrës së kombit. Jo, madje ata të grupit Basha aq dinë. Por kur vjen puna që po këta që ‘aq dinë’, po këta kërkojnë prapë pushtetin, këtu ndryshon puna: Nga shëmtim, objekti bëhet tragjik. Sepse këta prapë ‘kaq do të dinë’, dhe prapë ‘tortën’ do të bëjnë. Por pa mendo të bëhet kjo tani në një qytet që tashmë ka marrë pamje moderne, si do të dukej ‘torta’? Këtu do të plasnin edhe qentë e rrugës nga tmerri i pamjes. Ndërsa për njerëzit: Pse u dashkan vënë në provë njerëzit duke iu thënë ‘do të vij prapë në qeverisje’ unë që të shëmtova fytyrën?!

Lexo edhe :  Vlera e vyer e votës së grave në atë maj, në Romën e 1946-s

Kthimi i të njëjtave elita politike të vjetra e të neveritura është rrezik i madh për kombin dhe për njerëzimin sot. Disa njerëz që postuan (me lumturi) pamjet nga morgu i Tiranës, disa që i shpërndanë në mijëra, disa që thanë se ‘tani na erdhi fitorja’,- këta do të jenë që në mëngjes te kutitë e votimit në 25 qershor. Mund të ndodhë që diku- diku të përbëjnë edhe shumicë. Pastaj?… Pastaj a do të kemi sy e faqe që të dalim para kombeve të përparuar me atë fytyrë që do t’i jepnin atdheut liderët dhe turmat e këtyre akteve makabër?… Si komb kemi një histori tragjike me shëmtimin, pse nuk e pranojmë? Në vitet ’30 të shekullit të kaluar deputetët e parlamentit shqiptar visheshin me frak e me papion për në seanca; ndërsa tani me T- shirt e me pantofla me gisht. Edhe në dasma kështu shkohet, përveç grave. Politikanët bëjnë grimasa shimpanzeje, disa të dehur, disa si arinj e disa si budallenj. Shija estetike nuk është asgjë tjetër veçse një mjet që elita shoqërore të shfaqë epërsinë e saj; bukuria është një mjet politik që strukturon marrëdhëniet shoqërore. E ne, çfarë do të jemi pasi të na shëmtojnë?

Po pse na tërheqin që të kthehemi në shëmtim?

Kam hapur këto ditë portale dhe media pa fund. Ka lajme për gjyqe që mund të ndodhin në sferat e larta. Njëri nga dëshmitarët deklaron se ‘po më vriste roja i Berishës’, tjetri thotë se ‘do ta vriste Sali Lusha, jo unë’, pastaj dëshmitë makabre mbi vrasjen e Azemit- një kasetofon që i rri te goja të plagosurit kur po jepte shpirt. Pamje dhe gjuhë banditësh, a i durojmë dot më… Janë dëshmitë e llahtarshme të shtatorit 1998, njërit nga gazetarët e TVSH i kanë futur dinamit në gojë dhe dikush thotë se do ta shpërthejë. Qyteti i tërë nën terrorin e ‘zuluve’ me armë. Po sa herë është përsëritur kjo tragjedi? Brenda 3 dekadave- të paktën gjashtë herë, që nga 2 prilli i Shkodrës e deri te 21 janari i Tiranës… Ishin tragjike, por të paktën mbetën të shëmtuara për kombin. Të paktën tani kemi një Shqipëri ‘qytetëse’ e të bukur, siç shkruante Aristoteli. A prapë të kthehemi te ‘torta’ dhe banditët!?

 

 

 

 

Të fundit

Irani teston raketën që nuk mund ta ndalë asgjë

Irani ka thënë se e ka testuar “suksesshëm” një raketë të re balistike, duke pretenduar se ajo mund të...

“SHBA t’i merr paratë dhe të këput kokën”/Rama: Berisha e di pse është shpallur non grata

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN,  komentoi përpjekjet e Partisë Demokratike për të lobuar në SHBA kundër shpalljes...

Idrizi: Fredi Beler do të turpëronte çdo parti politike po ta kishte

Shpëtim Idrizi komentoi në Debat dhe praninë e eurodeputetit Fredi Beleri, në takimet e zhvilluar nga Sali Berisha në Himarë apo dhe Greqi. Për kreun...

Basha poston video me Ramën duke vjedhur qytetarët

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka postuar një video te realizuar meinteligjencë artificiale, ku shfaqet Rama duke vjedhur qytetarët dhe disa nga...

Tatimi mbi pagat “mbush” arkën e shtetit

Buxheti i shtetit ka arkëtuar 181.1 miliardë lekë në deri në mars të këtij viti. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave, nxjerrin në pah...

Lajme të tjera

Web TV