Mediat braziliane kanë publikuar pamjet nga ekzutimi i shqiptarit Ilir Zelka në São Paulo dy ditë më parë.
47-vjeçari u ekzekutua teksa ishte ulur në një restorant për të ngrënë mëngjesin. Në video shihet qartë autori i krimit, një burrë i veshur me të kuqe, ndërsa sillet disa herë rrotull restorantit.
Autori e qëllon nga jashtë xhamit 47-vjeçarin shqiptar, i cili pasi merr plumbin e parë tenton që të çohet dhe t’u shmanget plumbave por rrëzohet përtokë pa ndjenja.
Atentati ka shkaktuar panik tek kamerierët, të cilët pas largimit të autorit, i janë afruar shqiptarit duke i dhënë ndihmën e parë
Zelka ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të rënda që mori, ndërsa sipas autoriteteve u qëllua me 4 plumba. Shqiptari jetonte prej më shumë se dy javësh në një hotel luksoz, ndërsa raportohet se kishte një biznes në Çeki.
Pa.Va/Fjala.al