Në hotel me të renë, 61-vjeçarin e lë zemra pasi piu viagra

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 61-vjeçar është gjetur i vdekur pasditen e së mërkurës në një motel në afërsi të Gjakovës.

Viktima ka vdekur si pasojë e arrestit kardiak, që dyshohet të jetë shkaktuar nga përdorimi i një lloj substance e cila është gjetur në vendngjarje, raporton Express

Pasditen e së mërkurës, një 21-vjeçare ka lajmëruar Policinë se një person gjendet pa ndjenja në një motel në afërsi të Gjakovës.
21-vjeçarja që ishte në motel me 61-vjeçarin kishte tentuar t’i jepte ndihmë, por pasi nuk kishte pasur sukses e kishte lajmëruar policinë.

Policia bashkë me emergjencën kanë shkuar në vendngjarje, ku mjeku kujdestar ka konstatuar se viktima është pa shenja jete.

Sipas mjekut, dyshohet se viktima ka vdekur si pasojë e arrestit kardiak, që mund të jetë shkaktuar nga përdorimi i një lloj substance që është gjetur në vendngjarje, që dyshohet të jetë viagra.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Ndërkaq deri në përfundim të raportit të autopsisë, rasti po trajtohet si “Hetim i vdekjes”.

Lidhur me këtë rast, deri më tani janë intervistuar tre persona, në cilësi të dëshmitarëve.

Ndërkohë, për rastin në fjalë ka njoftuar edhe Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

“Hetim i vdekjes-Gjakovë 02.12.2020-17:15.Është raportuar se viktima mashkull kosovar, në një vilë, nga dy dëshmitarë është gjetur pa shenja jete.

Njësitë relevante të policisë kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori, me urdhrin e të cilit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, ka bërë të ditur Policia.

Të fundit

Broja surprizon me klubin e ri, ja ku do të luajë futbollisti shqiptar këtë sezon

Armando Broja do të kryejë këtë fundjavë vizitat mjekësore me skuadrën e Burnley dhe do të firmosë një kontratë...

Temperaturat ekstreme “rrëzojnë” mijëra shqiptarë/ Urgjenca në alarm të vazhdueshëm

Mbi 100 mijë thirrje telefonike për ndihmë mjekësore i janë drejtuar Urgjencës Kombëtare gjatë muajve të verës. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu,...

“Përvëlohet” veriu/ Vendet nordike regjistrojnë temperatura alarmante

Një valë e paprecedentë të nxehti ka përfshirë vendet nordike, duke përmbysur perceptimin e gjatë se klima në këto rajone mbetet e freskët dhe...

‘You lived a movie’/ Rikthimi i paharrueshëm i Dua Lipës në skenën kosovare

Faqja zyrtare e Sunny Hill ka ndarë një moment epik pas performancës së Dua Lipës në Prishtinë, duke e përshkruar koncertin si një përvojë...

Sulmohet deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe familja e tij

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Adem Hoxha, bashkëshortja e tij N.H. dhe vajza e tyre e mitur, rreth 14-vjeçare, kanë marrë lëndime trupore si...

Lajme të tjera

Web TV