Keni probleme me pagjumësinë? Aplikoni dhe ju taktikat sekrete e ushtarakëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ekziston një teknikë e shkëlqyer ushtarake që thuhet se ndihmon këdo që të flejë gjumë brenda dy minutave dhe kjo gjë mund të ndryshojë jetën tuaj.

Teknika që përdoret nga ushtria amerikane i ndihmon ata të flenë gjumë edhe në situata më pak paqësore të tilla si në fushat e betejës.

Teknika është shpikur nga shefat e ushtrisë për t’u siguruar që ushtarët të mos bënin gabime të rrezikshme për jetën për shkak të lodhjes.

Nëse funksionon për pilotet dhe ushtarakët, do të funksionojë edhe për ju, pavarësisht sa të stresuar jeni.

Uluni buzë shtratit tuaj. Sigurohuni që vetëm drita juaj e shtratit është e ndezur, telefoni juaj është silent dhe alarmi juaj është vendosur për në mëngjes.

Relaksojini muskujt e fytyrës. Së pari shtrëngojini ato dhe pastaj ngadalë lërini të lirohen natyrshëm.

Sapo fytyra juaj të ndjehet si stuko e shfryrë, lëreni gravitetin të tërheqë shpatullat tuaja natyrshëm drejt tokës. Lërini krahët të varen gjithashtu, njëra nga tjetra.

Ndërsa e bëni këtë, merrni frymë ngadalë, duke dëgjuar tingullin e frymëmarrjes tuaj. Me çdo frymëmarrje, lini gjoksin tuaj të relaksohet më tej dhe gravitetin të relaksojë kofshët dhe këmbët.

Pas kësaj përpiquni të pastroni mendjen tuaj për 10 sekonda. Nëse mendimet vijnë natyrshëm, lërini të kalojnë, thjesht mbajeni trupin të lirë. Pas disa sekondash mendja juaj duhet të ndihet më e qartë dhe filloni të mendoni për njërën nga tre imazhet e mëposhtme:

Jeni të shtrirë në një kanoe në një liqen të qetë, mbi ju gjendet vetëm qielli i kaltër i pafund ose imagjinoni që jeni ulur në karrige luhatëse në dhomën e cila është plotësisht e errësuar.

Lexo edhe :  Çfarë po bën një elefant albino i varrosur në Vatikan?

Nëse dikush nuk është aq i mirë me imagjinatën, mund të përsërisë për 10 sekonda “mos mendo, mos mendo, mos mendo”. Në fund të këtyre hapave, të cilat zgjasin rreth dy minuta, shtrihuni dhe shuani dritën. Kjo është mënyra ideale për të fjetur brenda pak minutash.

l.m/Fjala.al

Të fundit

24 gusht 1954: Getúlio Vargas kryen vetëvrasje në pallatin presidencial të Brazilit

Më 24 gusht 1954, presidenti i Brazilit Getúlio Vargas, një nga figurat më të rëndësishme politike në historinë braziliane,...

Situata e zjarreve në vend: Evidentohen 10 vatra, vetëm një nën monitorim

Ministria e Mbrojtjes, ka dalë me një njoftim lidhur me situatën e zjarreve në vendin tonë. Sipas këtij njoftimi, që prej orës 09:00, e deri...

Horoskopi ditor, 24 Gusht 2025

Dashi Sot do keni me shume nevoje se kurrë te verifikoni ndjenjat e atij qe keni ne krah. Gjeni mënyrën e duhur për ta bere...

Ndërpritet programi T4 i eutanazisë në Gjermaninë Naziste, pas mbetën 300 mijë viktima

Programi i eutanazisë "Aktion T4" ishte një nga kapitujt më të errët të regjimit nazist në Gjermani. Filloi në mënyrë të organizuar rreth vitit...

Bisedat tuaja me inteligjencën artificiale shfaqen në Google

Më shumë se 370 mijë biseda nga Grok janë shfaqur në rezultatet e kërkimit në Google pa dijeninë apo lejen e përdoruesve, kur ata...

Lajme të tjera

Web TV