300 persona shtrohen në spital nga sëmundja misterioze

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbi 330 persona janë shtruar në spital dhe një viktimë është shënuar, nga një sëmundje e paidentifikuar në Indinë juglindore.

Pacientët në qytetin e Elurusë, në shtetin e Andhra Pradesith, raportuan një sërë simptomash përfshirë humbjen e vetëdijes dhe të përziera gjatë fundjavës

“Të gjithë pacientët kanë rezultuar negativë për Covid-19”, thanë autoritetet, duke shtuar se rreth 180 pacientë kanë lënë spitalin, ndërsa të tjerët janë në gjëndje “të qëndrueshme”. Ndërsa, pacienti që ndërroi jetë kishte raportuar simptoma të ngjashme me të tjerët, por më pas kishte pësuar një arrest kardiak.

Departamenti i Shëndetit njoftoi se testet fillestare të gjakut nuk gjetën ndonjë provë të një infeksioni viral, të tillë si dengue ose chikungunya, të cilat shkaktohen nga pickimet e mushkonjave.

Autoritetet tani po testojnë mostrat e ujit për ndotje, pasi të gjithë pacientët merrnin ujë nga i njëjti burim.

“Shkaku është ende i panjohur, por jemi duke bërë të gjitha llojet e testimeve, përfshirë testimin e ushqimit dhe qumështit,” tha Departamenti i Shëndetit.

Kjo sëmundje e panjohur vjen ndërsa India vazhdon të luftojë me pandeminë Covid-19, me numrin e dytë më të lartë të infeksioneve në botë.

Andhra Pradesh është një nga shtetet më të prekura dhe aktualisht ka më shumë se 800,000 raste të konfirmuara./Re.D/Fjala.al

Të fundit

“PS do të marrë më shumë vota sesa në 2021”- Spiropali bën parashikimin për qarkun Tiranë

Elisa Spiropali është shprehur e bindur se PS në zgjedhjet e 11 majit do të marrë një shumicë të...

“Pretty Woman 2?” Richard Gere ka një kusht

Një vajzë nga rruga që  hyn në jetën e një të pasuri dhe i vjedh zemrën? Historia e “Pretty Woman” mund të vijojë, por...

Makineri e specializuar për pastrimin e Liqenit të Shkodrës, Beci: Është në kohën e duhur

Liqeni i Shkodrës, nga dita e sotme, do të ketë për herë të parë një makineri të specializuar për pastrimin nga bimësia ujore. Kjo...

‘Fara e keqe që polli ndjesë pastë LSI-ja!’ Lapaj i përgjigjet Ramës

Kryetari i “Shqipëria Bëhet”, njëkohësisht edhe drejtues i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, i është përgjigjur sot me një video-mesazh kryesocialistit Edi Rama,...

Sa e ndjeni mungesën e Veliajt në fushatë?Spiropali: Erioni, kontribut të spikatur në PS!

Drejtuesja politike e PS në Qarkun Tiranë, Elisa Spiropali, ka vlerësuar kontributin e kyebashkiakut Erion Veliaj, duke thënë se ka qenë i spikatur. E ftuar...

Lajme të tjera

Web TV