Shorti/ Edy Reja: Ky është grupi më i keq që mund të na binte, ja kë doja unë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria ka mësuar ditën e sotme kundërshtarët për eliminatoret e “Katar 2022”, teksa ndodhemi në grupin I, me skuadrën e Anglisë, Polonisë, Hungarisë, Andorrës dhe San Marino. Për shortin ka folur edhe trajneri i Kombëtares, Edi Reja i cili u shpreh:

Grupi– Ky është grupi më i keq që mund të na binte. Ai i Kroacisë ishte më i përshtatshëm, ndërsa ai i Danimarkës do të ishte ideali. Është në grup i vështirë, thuajse i pamundur, por ne nuk dorëzohemi. Do luajmë mundësitë tona. Me Hungarinë është e pamundur që të zhvillojmë miqësore dhe do gjejmë një zgjidhje tjetër për qershorin. Në Ligën e Kombeve kemi bërë mirë, por duhet të përmirësohemi. Për Anglinë nuk ia vlen të flasim se e njohim. Ne do luajmë mundësitë me Poloninë dhe Hungarinë. Shpresoj që të tregojmë rritje në ndeshjet tona. Por shpresoj shumë që kur të fillojmë këto ndeshje, pandemia mund të jetë larguar dhe ne të kemi tifozët tanë, pasi mund të na japin një ndihmë të madhe.

Objektivi– Ne nuk është se nuk do provojmë shanset tona. Ne do tentojmë gjithçka, por është e vështirë. Nëse do renditemi të tretët, do tregojë se ne kemi rritje. Këto janë ndeshje me rivalë që do na falin eksperiencë. Nëse nuk arrijmë Botërorin, në do bëjmë gjithçka të kemi një skuadër gati për Europianin e 2024. Sot votova si lojtarin më të mirë Levandovskin, uroj të mos jetë shumë në formë përball nesh.

Kualifikimi– Në futboll nuk ka asnjë rezultat të sigurt. Askush nuk niset i mposhtur. Me Anglinë do provojmë shanset tona. Do luftojmë deri në fund për të marrë maksimumin. Do ketë spektakël me Anglinë. Shpresoj që kur të vijnë në Tiranë të kemi tifozët, pasi me ta ne karikohemi dhe bëjmë më të mirën.

Lojtarët– Pres që lojtarët të rriten gjatë kësaj periudhe. Ne kemi bërë ndeshje shumë të mira dhe kemi treguar rritje. Në përjashtim nga ajo me Lituaninë kemi bërë shumë mirë. Duhet të jemi të parashikueshëm, pasi kjo është e nevojshme në të tilla ndeshje.

Grupet– Unë do doja të luaja me kundërshtarë si Kroacia dhe Danimarka, pasi mendoj se do kishim më shumë mundësi. Nuk do e doja Poloninë, nëse do kishim një tjetër në vend të tyre do kishim mundësi. Pasi edhe me Hungarinë kemi shanset të bëjmë mirë. Nga të gjitha grupet, ai i joni mendoj se është më i miri nga ata me 6 skuadra.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

“I nderuar të pres monarkun e respektuar botërisht”, Rama e quan mik mbretin e Jordanisë

Kreu i qeverisë Edi Rama priti sot në ambientet e Kryeministrisë, Mbretin e Jordanisë Abdullah II bin Al-Hussein. “I nderuar...

“Tregoni që nuk jeni dele!” Mesazhi i Lulzim Bashës për zgjedhjet e 11 majit

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, po vijon fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit, teksa ka publikuar sot (2 maj) një video-mesazh...

TikTok gjobitet me 530 mln nga BE për transferim të paligjshëm të të dhënave në Kinë

ByteDance Ltd., kompania mëmë e TikTok, është urdhëruar të paguajë një gjobë prej 530 milionë eurosh nga Bashkimi Evropian, për transferim të paligjshëm të...

Gjeniu që po magjeps botën, historia prekëse që fshihet pas emrit Lamine Yamal

Historia e Lamine Yamal është një nga ato që u tregohet fëmijëve të vegjël, si një përrallë me fund të lumtur. Futbollisti i Barcelonës...

Rreziku i fshehur brenda një pjate/ Çfarë hanë kardinalët gjatë konklavës?

Për më shumë se 750 vjet, rregullat strikte kanë përcaktuar se çfarë kardinalët mund të hanë dhe çfarë jo për të penguar mesazhet e...

Lajme të tjera

Web TV