Sejko: Covid-19 goditi fort ekonominë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka deklaruar se “pandemia ka goditur fort ekonominë shqiptare, e cila, si pasojë, përjetoi ngushtimin më të fortë të prodhimit të brendshëm bruto, në dy dekadat e fundit, në -10.2%, gjatë tremujorit të dytë të vitit 2020”. Duke folur në Workshop-in XIV të Kërkimeve Ekonomike për Evropën Juglindore, Guvernatori Sejko është shprehur se krahasuar me vitin 2019, ekonomia shqiptare ka humbur rreth 50 mijë vende pune.

Të dhënat makro nga tregjet e punës tregojnë se, krahasuar me fundin e vitit 2019, ekonomia shqiptare humbi rreth 50 mijë vende pune, e barasvlershme me një rënie vjetore të punësimit prej 3.6%. Si rrjedhim, norma e papunësisë u rrit në 11.9%. Në përgjigje të këtyre zhvillimeve, inflacioni, në tremujorin e tretë, ra në 1.4%, nga 1.9% në tremujorin e kaluar”, ka thënë Sejko.

Më tej ai thekson se sistemi bankar shqiptar mbetet i shëndetshëm, pavarësisht sfidave me të cilat po e përball pandemia. “Masat operacionale të menjëhershme të ndërmarra nga bankat, si dhe masat mikro dhe makroprudenciale të ndërmarra nga Banka e Shqipërisë, siguruan jo vetëm vazhdimësinë e kryerjes së funksioneve kritike të bankave, por gjithashtu ndërmjetësim financiar të kënaqshëm, pavarësisht goditjes së rëndë që pësoi ekonomia.

Kredia për ekonominë po rritet (ajo u rrit me 6.3% në tremujorin e tretë të vitit 2020), kapitali është i mjaftueshëm dhe bilancet e bankave mbeten të shëndetshme, duke sinjalizuar aftësinë e tyre për t’i përballuar goditjet e raundit të parë. Ne jemi optimistë se aktiviteti ekonomik pritet të rigjallërohet në dy vitet e ardhshme”, tha Sejko.

Duke folur për lajmet lidhur me zbulimet e suksesshme të vaksinave kandidate kundër COVID-19, duke shpresuar që dhe të tjera do të jenë të suksesshme në të ardhmen e afërt, Sejko thekson se ato do të sjellin lehtësimin e shumëpritur.

Lexo edhe :  Dhëndri shijon lirinë pas një viti "arresti shtëpiak", shëtitje me Berishën në Tropojë

Megjithatë, siç e përmenda më lart, pasiguria mbetet, jo vetëm përsa i përket prodhimit, shpërndarjes dhe suksesit të fushatës së vaksinimit në botën reale, por gjithashtu, përsa i përket formës dhe shpejtësisë së rimëkëmbjes ekonomike dhe financiare, pasi të jetë mposhtur COVID-19.

Ende rreziqe të tjera, si ai që lidhet me ndryshimin e klimës, së bashku me shkatërrimet natyrore, humbja e habitateve dhe e ndryshimeve të përdorimit të tokës së punueshme, rreziqet demografike dhe pandemike përbëjnë sfida të konsiderueshme afatgjata për ekonominë globale.

Gjithashtu, ato përbëjnë rreziqe të mëdha për ekonomitë tona të vendeve të Evropës Juglindore. Ne do mund të na duhet t’i kushtojmë më shumë burime kërkimore studimit të këtyre fenomeneve dhe ndikimeve të tyre në ekonomi, në çmime dhe në stabilitetin financiar në vendet tona”, shprehet Sejko./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Athinë, vritet me plumb në kokë 35-vjeçari shqiptar

Një 35-vjeçar nga Shqipëria është ekzekutuar me armë zjarri në Greqi. Mediat greke raportojnë se ai u qëllua me armë...

Ofertë 30 milionë euro nga Arabia Saudite, por Juventus nuk dorëzohet

“La Gazzetta dello Sport” raporton se klubi saudit Al-Ahli i ka dërguar së fundmi Juventusit një ofertë 25 milionë euro, të gatshëm për ta...

Kryeministri britanik: Garancitë e sigurisë do të ishin një hap historik

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, diskutoi në tryezën që ka bashkuar të gjithë liderët evropianë, Zelenskyn dhe presientin amerikan Trump, duke u...

Zelensky ironizon gazetarin për veshjen: Ti dukesh njësoj!

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u komplimetua për veshjen e tij në Shtëpinë e Bardhë gjatë takimit me Presidentin e SHBA, Donald Trump. Zelensky kishte...

Macron: Takimi duhet të pasohet nga një takim katërpalësh me Evropën

Një takim katërpalësh me Evropën duhet të pasojë takimin trepalësh me Vladimir Putinin. Presidenti francez Emmanuel Macron e tha këtë sot, duke theksuar se...

Lajme të tjera

Web TV