Hera e parë pas 800 vitesh, qindra meteorë do të ndriçojnë qiellin

Qindra meteorë do të shpërthejnë në qiellin e natës këtë javë, para se Saturni dhe Jupiteri të “përputhe” më 21 dhjetor, duke krijuar “yllin e parë të Krishtlindjeve” në 800 vjet.

Dy ngjarjet kozmike do të mund të shihen nga 14 deri më 21 dhjetor, në një javë magjepsëse për astro-entuziastës.

“Ylli i Krishtlindjeve” është një fenomen shumë i rrallë dhe astrologët thonë se nuk do të shihet më për të paktën 60 vite, duke e bërë këtë një ngjarje që shihet një herë në jetë.

Ngjarja e parë është “shiu” i meteorëve nga kometa Geminid, i cili do të ndriçojë qiellin nga ora 2 e mëngjesit të së hënës, ndërsa Toka kalon nëpër bishtin e kometës./Bl.Ba/Fjala.al