Revista prestigjioze, “France Football”, zëvendëson “Topin e Artë”, shpall “Skuadrën e Ëndrrave”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Revista prestigjioze “zëvendëson” “Topin e Artë” me “11-shen më të mirë të të gjitha kohërave. Revista prestigjioze “France Football” ka bërë të ditur të hënën “Skuadrën e Ëndrrave” të “Topit të Artë”, që përfshin 11 lojtarët më të spikatur të këtij gjysmëshekulli të fundit. Duke qenë se dhënia e “Topit të Artë” këtë vit është anuluar për shkak të epidemisë së virusit korona, që ka shpërthyer në shkallë globale, revista e përjavshme që e ka krijuar këtë çmim, zgjodhi që ta zëvendësojë atë me një “11-she” më të mirë të të gjitha kohërave.

Gazetarë nga 170 vende të botës, bashkëpunëtorë të revistës prestigjioze, kanë votuar për kandidatët e tyre për skuadrën ideale me skemën 3-4-3. Në portë, si nr. 1 më i madh i të gjitha kohëra mbetet Lev Jashinin, i cili e fitoi “Topin e Artë” më 1963-shin dhe mbetet i vetmi portier që e ka fituar atë. Përpara tij rreshtohet një mbrojtje 3-she, e përbërë nga Franc Bekenbaueri, Kafuja dhe Paolo Maldini. Bekenbaueri është i vetmi mbrojtës që e ka fituar dy herë “Topin e Artë”, ndërsa braziliani dhe italiani nuk e kanë fituar këtë çmim, por mbeten padyshim si më të mirët në pozicionin e tyre.

Në mesfushë, revista prestigjioze ka rreshtuar një 4-she po aq mbresëlënëse, të përbërë nga Ksavi, Lotar Mateusi, Peleja i ndjeri Diego Maradona. Ksavi nuk e ka fituar asnjëherë “Topin e Artë”, ndërsa gjermani e ka fituar atë një herë, më 1990-ën, ndërsa Peleja dhe Maradona, janë diskutuar vazhdimisht si kandidatët kryesorë për lojtarin më të madh të të gjitha kohërave, pasi braziliani është shpallur 3 herë “kampion i botës”, ndërsa argjentinasi e udhëhoqi i vetëm Argjentinën drejt këtij titulli më 1986-ën.

Lexo edhe :  Legjenda Scholes kritikon Arsenalin: "Bleu dikë me karrierë të çuditshme

Ndërkaq, sulmin 3-sh e përbëjnë Lionel Mesi, Kristiano Ronaldo dhe Ronaldo Nazario. Argjentinasi e ka fituar 6 herë “Topin e Artë”, portugezi 5, ndërsa braziliani e ka fituar dy herë këtë çmim prestigjioz. Në fakt, revista prestigjioze ka bërë ditur edhe një 11-she të dytë, të përzgjedhur nga juria e saj dhe një 11-she të 3-të, të atyre që mund të kishin qenë në një formacion ideal.

Skuadra e Ëndrrave e “FRANCE FOOTBALL”

Portier: Lev Yashin

Mbrojtës: Kafu, Franc Bekenbauer, Paolo Maldini

Mesfushorë: Ksavi, Lotar Mateus, Diego Armando Maradona, Pele

Sulmues: Lionel Mesi, Ronaldo Nazario dhe Kristiano Ronaldo.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e Marc-André Ter Stegen: “Këto muajt e...

Zjarr masiv në Kaliforni, evakuuohen mijëra njerëz

Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Los Anxhelosit ka shkaktuar evakuime të detyrueshme për mijëra banorë, pasi nxehtësia...

INSTAT: Një në dy shqiptarë ka një makinë

Një në dy shqiptarë ka një automjet. Të dhënat e INSTAT tregojnë se aktualisht në rrugët e Shqipërisë qarkullojnë mbi 1 milion mjete. Ndër to,...

Lajme të tjera

Web TV